Home » Lajme » Ragmi Mustafa: Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ragmi Mustafa: Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për këto çështje ata thonë se duhet të vendosin Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa sa i përket pushtetit në Serbi, përfaqësuesit e shqiptarëve të këtij rajoni thonë se “vetëm qimen e kanë ndërruar, por jo edhe zanatin”. Këto komente, në emër të shqiptarëve të Luginës i bëri Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, gjatë një vizite që ai i bëri Prekazit, në nderim të heroit legjendar Adem Jashari. Mustafa tha për “Zëri” se qeveria në Beograd nuk e ka ndryshuar mendjen, është e njëjta e kohës së diktatorit Sllobodan Millosheviq, por që tani sillet me metoda më të moderuara dhe me dinakëri. “Beogradi është ai i kohës së Millosheviqit, nuk ka ndryshuar mendje. Kujtoj se Beogradi sillet edhe më tutje, fatkeqësisht me një dinakëri, siç është sjell edhe vite të tëra përpara”, tha Mustafa, duke u shprehur skeptik për implementimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd. Ndërkaq duke i komentuar idetë për këmbim territoresh dhe për mundësinë që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës, i pari i Preshevës tha se këso idesh kanë qarkulluar edhe më përpara. “Nuk janë këto ide të para, këto ide kanë qarkulluar edhe më herët, por megjithatë, ne shqiptarët në Luginën e Preshevës presim me çdo kusht që për ide të tilla më përpara të vendosin autoritetet qeveritare dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës. Ato janë pa dyshim në cilësinë e autoriteteve zyrtare që do të vendosin për sovranitetin e tyre mbi tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç tha më tej Mustafa, janë në gjendje të pritjes për çdo sinjal pozitiv që është në favor të tyre, e që vjen nga autoritetet, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. “Pa dyshim të gjitha këto mund të kurorëzojnë me një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, si të SHBA-ve ashtu edhe të vendeve të Evropës”, theksoi Mustafa, i cili ripërsëriti rëndësinë e një projekti për këmbim kombëtar të mallrave, të iniciuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit e Republikës së Kosovës dhe e mbështetur edhe nga Oda Ekonomike Veriperëndimore e Maqedonisë dhe e komunave Preshevë dhe Bujanoc.
RTV Presheva

2 Responses

  1. Isuf Bajrami thotë:

    Adem Demaçi: Qosja t’ia japë tokat e veta Serbisë,kjo vlenë edhe për Ragmi Mustafën.
    Shkurt 20, 2012 4:22

    Me deklarimin e akademikut Rexhep Qosja, që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës Kosovës, nuk pajtohet veprimtari Adem Demaçi. Ai madje thotë se “Serbia e Qosja mund të këqyren kah dielli”
    “Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”.
    “Rexhep Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell të vetin, mund t’ja jap Serbisë”, shton ai. “Por, ne ja bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë”.
    Demaçi thotë se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet, “duke e shtyrë gurin e mezhdës prej Nishi, tek Molla e Kuqe”.
    “Ngushto e ngushto deri në Leskoc, shtyje e shtyje deri në Vranjë, e sot e ka prurë gurin me sukses deri në Medvegjë dhe dëshiron t’i mbajë sot me zor edhe Preshevën e edhe Bujanocin e banuar me shumicë shqiptare”, thotë Demaçi, sipas të cilit Serbia kurdoherë shqiptarëve do t’ua kthej tokat e veta. /telegrafi/

  2. http://www.youtube.com/watch?v=bnMYNyzUxVc

    Po te luanim te gjith SHQIPTARET te njejten VALLE nuk dot ken FUQI askush qe na largon deri te MOLLA E KUQE,…po jem bo qysh jemi bo PIK e PES dhe deshirojn me na e ul KOKEN me na shti ne P…….

    Ndone doren ne KOK o vllazer e motra te mendohemi qka na ka gjet keshtu ?!….http://www.youtube.com/watch?v=GQ8EGS_P4pk&feature=related

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch