Home » Lajme » Ragmi Mustafa takohet me kreun e bashkisë Tiranës Lulzim Basha

Ragmi Mustafa takohet me kreun e bashkisë Tiranës Lulzim Basha

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është takuar sot me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar pasdite nga ora 15 e 30 në kabinetin e kreut Lulzim Basha, ku kryetari Mustafa është pritur nga  udhëheqësit e kryeqytetit shqiptar por dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Ky

takim ka ardhë pas bashkëpunimit ndërpartiak PD – PDSH ,ku janë këmbyer përvojat si dy subjekte politike, por edhe në aspektin e udhëheqjes së pushtetit.

Mirëpo takimi kryesisht ka qenë i fokusuar në problemet që i preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ndërkaq kryetari Mustafa i ka bërë ftesë kreut të Tiranës Lulzim Basha për një vizitë në Preshevë , gjë që zoti Basha është zotuar se ai në një të ardhme të afërt do të vizitojë komunën tonë.

 

 

Po ashtu kryetari Mustafa ka marrë pjesë në promovimin e librit për kombin dhe demokracinë të autorit Azgan Haklaj.

 

Find out help with assignment with http://www.essaynara.com/ about your would-be boss’ vision

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch