Home » Lajme » Ragmi Mustafa takohet me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare prezente në Serbi

Ragmi Mustafa takohet me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare prezente në Serbi

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot është duke qëndruar në Beograd, ku do të ketë takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare prezente në Serbi. Takimi kryesor do të mbahet me delegacionin e lartë të zyrtarëve të Agjencionit për zhvillim Ndërkombëtarë të qeverisë turke “Tika”. Qëllimi i takimit do të jetë i rëndësisë së madhe për qytetarët e komunës së Preshevës. Duke ditur se qeveria turke, nëpërmjet agjencionit për zhvillim ndërkombëtarë “Tika”, është e interesuar për investime kapitale, në sfera të ndryshme të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik. Atëherë sipas informatës së kabinetit të kryetarit të komunës edhe takimi me përfaqësuesit e qeverisë turke, do të fokusohet kryesisht ne investimet e mundshme të karakterit kapital në komunën e Preshevës, thuhet me tej në komunikatën e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch