KOMUNA E PRESHEVËS
Kabineti i Kryetarit
II.Nr.
Mob +381 63 10 62 962
Tel +381 17 669 786 Republika e Shqipërisë
Fax +381 17 660 320 Institucioni i Presidentit të Republikës
e-mail: ragmiu@hotmail.com Presidentit: Bujar Nishani
12.06.2012
Preshevë
I Nderuari President i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani,
Duke ju uruar sukseset më të sinqerta në ushtrimin e funksionit të Kreut të Shtetit Shqipëtar, në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal ju përgëzojë për pozitën dhe detyrën që Ju besoi parlamenti i Shqipërisë.
Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, përparimi dhe forcimi i shtetit shqipëtar është fitore për qytetarët e Shqipërisë, po ashtu edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Zgjedhja Juaj si President dëshmoi edhe njëherë se Republika e Shqipërisë ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike.
Shprehim bindjen se me zgjedhjen e Juaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike duke patur parasysh se ju jeni President i të gjithë shqiptarëve.
Ju si President do të vazhdoni të promovoni politikën e mirëkuptimit jo vetëm brenda Republikës së Shqipërisë, rajonit, por edhe më gjërë.
z.President,
Në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të komunës së Preshevës duke ju uruar sukses në detyrën e re, shprehi bindje se Shqipëria tashmë si anëtare e NATO-s do të jetë së shpejti edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
Urojmë që mandati Juaj presidencial të jetë fatlum drejt integrimeve euro-atlantike si dhe avansimin e bashkëpunimit të mirëfillt kombëtar me të arritura dhe fitore të mëtutjeshme.
Preshevë, Kryetari i Komunës së Preshevës dhe i PDSH-së
12.06.2012 Ragmi Mustafa