Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa – u kërkon amerikane që ushtarët e UÇPMB-së të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse & Video

Ragmi Mustafa – u kërkon amerikane që ushtarët e UÇPMB-së të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse & Video

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa përfaqësuesve të shteteve të bashkuara të Amerikës u ka kërkuar që ish-ushtarët e UÇPMB-së të përfshihen në misione paqeruajtëse. Mustafa këtë kërkesë ia ka bërë sot përfaqësuesve të  Departamentit amerikan të shtetit si dhe atyre të Ministrisë së Mbrojtjes pas iniciativës së ndërmarrë që baza Cepotin të shndërrohet në qendër trajnimi për misionet paqeruajtëse.

Shtyllat kryesore të SHBA kanë qëndruar sot në Preshevë. Pikërisht një delegacion i gjerë prej 11 përfaqësuesve  të SHBA , në mesin e tyre nga departamenti amerikan i shtetit , sektori civil për marrëdhënie me jashtë e paqe në botë , nga sektori i ushtrisë amerikane  , atasheu ushtarak i ambasadës së SHBA në Beograd dhe sekretari politik amerikan u pritën nga Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

E sipas njeriut të parë të komunës baza Cepotin që është mbi fshatin Samolicë ka qenë temë diskutimi ,pasi ajo në vitin 2015 do të shndërrohet në qendër trajnuese për ushtarët me mision paqeruajtës.

Por ky takim afro një orësh doli të jetë me propozime konkrete , pasi kryetari Mustafa u ka kërkuar amerikanëve që ish ushtarët e UÇPMB-së të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse në botë. Megjithatë ai  u ka  bërë  me dija miqve amerikanë se në këtë mision nuk duhet përfshirë forcat speciale serbe dhe xhandarmëria të cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftërave në ish Jugosllavi.Kryetari Mustafa gjithashtu ka potencuar se shqiptarët janë të gatshëm që të shërbejnë për vënien e paqes në çdo vend t botës , pasi kanë dëshmuar paqedashësin e tyre.Pas këtij  takimi  amerikanët si dhuratë kryetarit Mustafa i  dhuruan simbolin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe atë të Sektorit të Mbrojtjes . Në këtë takim Kryetari Mustafa i ka informuar përfaqësuesit e State Departamentit Amerikan me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch