Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa u shpall “Ambasador i Paqes” në Tiranë

Ragmi Mustafa u shpall “Ambasador i Paqes” në Tiranë

Kjo konferencë është organizuar në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe përpjekjeve të pareshtura për paqe botërore të Federatës së Paqes Universale

Federata e Paqes Universale ka ftuar kryetarin e komunës së Preshevës, inxh.dipl.elek. Ragmi Mustafa të marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Lidershipit “Shqiptarët, një Komb i Paqes” që organizohet nga Federata e Paqes Universale, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në Tiranë më datat 28 – 29 prill 2012. Me këtë rast kryetari Mustafa u shpall “Ambasador i Paqes”. Kjo konferencë organizohet në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe përpjekjeve të pareshtura për paqe botërore të Federatës së Paqes Universale me
synimin për të nxjerrë në pah vlerat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve si popull i paqes në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan.

Të ftuar në këtë konferencë ishin  personalitete të nderuara nga trevat shqiptare në rajon, përfaqësues të lartë të Federatës së Paqes Universale si edhe miq të nderuar nga Evropa. Ndërkaq, kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafës iu nda  titulli, “Ambasador i Paqes”.

———————–

Nga organizatorët u tha se ky çmim kryetarit Ragmi Mustafa i ndahet pasi gjatë jetës së tij dhe karrierës politike si lider  i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar komune ka dëshmuar  paqen tolerancën dhe demokracinë një  mesazh që është përcjellë në emër të  shqiptarët e Luginës Preshevës.

Titullin ambasador i Paqes e marrin ata individ , jeta e të cilëve reflekton idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit  të vlerave morale universale , krijimit të një familjeje të fortë , bashkëpunimit ndërfetar , harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare , rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare , rajonale dhe globale , për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të paqes. Duke kapërcyer barrierat racore ,kombëtare dhe fetare , Ambasadorët për paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave , “ NJË BOTË E BASHKUAR NË PAQE “.

Kryetari i komunës së Preshevës njëherit  Lideri i Partis Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa në konferencën Evropiane të Lidershipit  me temën ,, Roli dhe rëndësia e shqiptarëve për paqen e qëndrueshme në Ballkan ka thënë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës  gjatë gjitha kohërave kanë dëshmuar paqedashësin. Sipas Kreut Mustafa  shqiptarët si komb asnjëherë nuk ka qenë okupues por vetëm të okupuar. Tashmë pas 100 viteve shqiptarët po vetëdisohen edhe pse sot shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme.

 

Po ashtu kreu Mustafa ambasadorëve dhe diplomatëve shqiptarë dhe ndërkombëtar u ka rikujtuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës ka dëshmuar paqedashësin duke filluar nga referendumi i Marsit 1992 , Marrëveshja e Konçulit  dhe platforma politike e tre kuvendeve shqiptare. Duke folur për Marrëveshjen e Konçulit e cila i dha fund konfliktit të armatosur Lider Mustafa ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë kryer vepra kriminale ndaj asnjë serbi ,por i kanë hapë rrugë dialogut dhe paqes. Ai po ashtu ka thënë qeveria serbe është  ajo e cila sot e kësaj dite nuk zbaton marrëveshjet por ndjek rrugën e diskriminim me metodat nga më të ndryshmet  .

 

Në fund kryetari Mustafa është takuar edhe me ish presidentët shqiptar Rexhep Meidani , Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu të cilët kryetarin Mustafa e kanë quajtur lider të Luginës së Preshevës.

Në këtë konferencë kanë  marrë pjesë Dr.Yong Song kryetar i Federatës së Paqes Universale Evropiane, ish presidentët Meidani, Mosiu dhe Sejdiu pastaj deputeti i R.Kosovës Hydajet Hyseni , dhe shumë diplomatë shqiptarë dhe ndërkombëtar të cilët kanë dëshmuar se shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre kanë qenë komb i paqes dhe tolerancës .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch