Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Ragmi Mustafa uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, uron besimtarët e fesë islame, si dhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë për fillimin e Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtimit ndaj Zotit dhe i vetëkontrollit. Uroj që jo vetëm ky muaj, por edhe të gjithë që vijnë pas tij, të kalojnë në paqe dhe në mirëkuptim midis të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet pos tjerash në urimin e Mustafës dërguar besimtarëve të fesë islame. Ndërkaq, në urimin dërguar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë thuhet: “Më lejoni të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe gjithë besimtarëve myslimanë. Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes islam”.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch