Kryetari i PDSH dhe njiherit i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa uron të gjithë besimtarët mysliman për festën e madhe të Kurban Bajramit.
“Festa e Kurban Bajramit është ngjarje ku na përkujton neve në sprovë dhe sakrificë, por gjithashtu është edhe festë gëzimi dhe mirënjohje për çdo të mirë që e gëzojmë, është dita e cila i afron familjet dhe shoqërinë në mes veti.
Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra.