Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa vlerëson lartë mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që i kanë dal në mbrojtje lapidarit të dëshmorëve në Preshevë

Ragmi Mustafa vlerëson lartë mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që i kanë dal në mbrojtje lapidarit të dëshmorëve në Preshevë

Ai në emisionin e mëngjesit në RTK ka thënë se nëse Daçiq vendos ta heq lapidarin me dhunë, atëherë le të vendosë të heq dorë nga Lugina e Preshevës. Ne do të kërkojmë të jemi pjesë e Republikës së Kosovës.

 

Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës, sot ka deklaruar se nëse Daçiq vendos dhunshëm ta heq lapidarin e dëshmorëve të kombit në Preshevë, atëherë ai duhet të definohet se heq dorë nga Lugina e Preshevës. Ne do të kërkojmë që të jemi pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Mustafa gjithashtu kërkon që bashkësia ndërkombëtare të jetë më vigjilente dhe sa më prezente në Luginën e Preshevës, për të parandaluar konfliktë të armatosur. Reagimet e menjëhershme të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të cilat në mënyrë institucionale mbrojnë lapidarin e dëshmorëve të kombit në Preshevë dhe kërkojnë nga Daçiq të jetë më i matur, njeriu i parë i komunës së Preshevës i cilëson lartë. Mustafa thotë në këtë mënyrë edhe Kosova edhe Shqipëria po vërtetojnë se emrat e dëshmorëve në lapidary nuk janë vetëm të Preshevës por ata tashmë janë të gjithë kombit shqiptarë. Lapidarit të dëshmorëve të kombit të vendosur në qendër të Preshevës, e kanë mbështetur gjithë faktori politikë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, duke i dhënë kështu neë përkahje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe duke vërtetuar fjalët e dy kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë se guardian për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës do të jenë këto dy shtete./H.H./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch