Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa – vlerëson vendimin e institucioneve Kosovare për parimet e proporcionalitetit dhe reciprociteti

Ragmi Mustafa – vlerëson vendimin e institucioneve Kosovare për parimet e proporcionalitetit dhe reciprociteti

Nëse funksionalizohet parimi i proporcionalitetit dhe reciprociteti Luginën shumë shpjet mund ta vizitojnë presidentja Atifetet Jahjaga apo edhe kryeministri Hashim Thaçi.

E tërë kjo mund të vijë pas asaj që presidenti Serb Nikoliç nuk u lejua të hyjë në Kosovë. Këtë vendim e ka vlerësuar edhe kryetari i komunë së Preshevë Ragmi Mustafa i cili ka thënë se kjo është një kërkesë e vazhdueshme  e spektrit politik në Luginë.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në intervistën dhënë RTP ka vlerësuar vendimin e palës Kosovare , duke e konsideruar si punë të mbarë vendosjen e parimit të proporcionalitetit dhe reciprocitetit. Sipas Mustafës këto njiherit kanë qenë edhe parime të cilat politika shqiptare në Luginë prej kohësh i kërkon.Vendimi i palës Kosovare për të mos lejuar hyrjen e presidentit Serb Nikoliç në Kosovë ka hapur mundësinë që kjo çështje të trajtohet edhe në dialogun Prishtinë – Beograd . Nëse kjo çështje zgjidhet atëherë shumë shpjet në Luginë mund ta kemi kryeministrin Thaçi apo edhe presidenten Jahjaga. /H.H/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch