Home » Opinione » Rahovica në përvjetorin e terrorit të Serbisë mbi fëmijë!

Rahovica në përvjetorin e terrorit të Serbisë mbi fëmijë!

Kaloi  Millosheviqi, erdhi Neomillosheviqi, “shkoi regjimi”( thanë) por që realisht  është i njejti!

Më 7 janar 2005, në fshatin kufitar Miratoc, të  komunës së  Preshevës,  u vra një  i ri Shqiptar, i lindur më 1989, nga fshati Rahovicë. Pasiqë kam patur rastin të  isha për 5 vite më i moshuar sesa ai dhe ta  kisha  afër shtëpinë me të, mund të  them që  e  njohë  mjaftë  mirë, sidomos ngaqë jopak kohë ishim shoqëruar( derisa nuk më ishte  imponu ikja  nga  vendlindja)! Ka  shumë mjegulli në lidhje  me vrasjen. Por ato që dihen publikisht nga  ne fshatarët e  tij janë:” ai u mor disa qindra metra  larg  nga  kufiri  me  Maqedoni, është  dërgu pranë  vijës kufitare, ku është  ekzekutu nga  afërsia”- ka edhe dëshmitarë  okularë Shqiptarë! Vrasja e tij, ishte  e  qëllimshme plotësisht- për t’i dërgu mesazh politik neve  Shqiptarve të  Luginës,  e që nuk kishte  aspak të  bënte  me  kalim  ilegal të  kufirit-siç pandehin  Serbia dhe ca dorëzgjatur të saj!

Lugina  e Preshevës, organizoi pak protesta në kërkim të  drejtësisë për të!

Serbia deri më sot, është  duke  bë “drejtësi” duke  akuzu një  xhandarë të  Nishit, për vrasje, e që qartazi dhe plotësisht  është lojë idiotike e këtij okupatori!

Dashnim Hajrullahu, duke  qenë  jetim  pa nënë, duket  jetim edhe  nga familjarët  e tij dhe Shqiptarët  e Luginës!

Derisa më 07 janar 2017, në  një  shkrim  të ish-kryetarit të Lëvizjes së Lirisë( në medie  i quajtur si Grup i Dobrosinit), shkruan  në lidhje  me përvjetorin  e vrasjes së Dashnim Hajrullahut-shih: http://www.ikvi.at/?p=20781( e publikuar edhe në  disa medie të tjera), pasojnë  reagimet, si shkak i të  cilave  më shtyen  të   reagoj!

Një familjarë i  Dashnim Hajrullahut, tregon që  deri në  Strasbourg,  e  ka  dërgu  lëndën, por që i është  kthy  mbrapsht! Drejtësi s’ka!

Pas shkrimit  të  sipërthënë,  rasti i Dashnim Hajrullahut, nxjerret  nga  sirtarët e  harresës, duke u mediatizu  edhe njëherë në  medien, opinionin dhe politikëbërjen  lokale të Luginës!

Kujto përvjetoret tjera, si 2006  deri më 2016, asnjë reagim institucional lokal a edhe  privat( të ndonjë politikani a intelektuali) nuk kishte!

Shqiprimi ne vizit e D. Hajrullahu

Ndërsa në përvjetorin e  2017, pas shkrimit  në fjalë, këndellet  qeverisja  lokale  e komunës së Preshevës, duke  marrë mundin që të   bëjnë  një  vizitë në  familjen  e xhaxhait të Dashnim Hajrullahut- të cilën  e  dëshmon edhe  kjo  fotografi e lëshuar  pastaj  për  medie! Vizitë kjo e  ngjarë më 12 janar( dmth 5 ditë më vonë) sesa dita  e  rënijes së tij( 7 janari)!

Gjaku i Dashnim Hajrullahut, nuk  falet nga  Shqiptarët e  Luginës, por  të tregojnë  më kujdes politikanët luginas, nuk mjafton vetëm  vizita  në përvjetor, anëmbanë botës,  të  kërkohet dhe  luftohet për  kauzën, shkaku i së cilës edhe ky  djalë u  vra, pra për  Lirinë  e Luginës!

Presheva s’mund të  harroj  gjakun e Dëshmorve të Kombit që u përdhos me rastin e heqjes së  Lapidarit më 20 janar 2013, por as gjakun  e fëmijve të saj, të  vrarë e masakruar nga  pushtuesi serbë!

Gjaku i çdo  Shqiptari të  Luginës, të bëhet  Dritë  për  Lirinë e  Luginës!

 

Më: 14.01.2017

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch