Home » Lajme, Vendore » Rahovicë: Nga përroska – shndërrohet në rrugë të asfaltuar

Rahovicë: Nga përroska – shndërrohet në rrugë të asfaltuar

Është bërë sot asfaltimi i rrugës dhe dy lagjeve të tjera që shpien drejt varrezave të fshatit Rahovicë. Kjo rrugë më parë paraqiste problem shumë të madh për banorët dhe bëhej e pakalueshme sidomos gjatë të reshurave të shiut. Punimet i ka përcjellë edhe delegacioni i pushtetit lokal.

Kjo rrugë në Rahovic më parë ishte si përroskë dhe shpeshherë bëhej a pakalueshme për banorët.

E vështirësitë më të mëdha ishin sidomos gjatë të reshurave të shiut , dhe kjo rrugë që shpie kah varrezat e fshatit shndërrohej në lumë.

Megjithatë qytetarët e Rahovicës nuk do ta kenë më këtë hallë, pasi prej sot kjo rrugë dhe dy të tjerat do të jenë me asfalt.

E punimet i ka vizituar edhe delegacioni i pushtetit lokal i kryesuar nga Kryetari Ragmi Mustafa dhe zv.kryetari Skender Destani.

Sipas kryetari Mustafa me asfaltimin e këtyre rrugëve do të krijohen kushte shumë të volitshme për të gjithë banorët , sidomos për bujqit të cilët më së shumti e frekuentojnë këtë pjesë.

Ndërkaq sipas kryeshefit të fondit për punë komunale Burhan Emërllahu , për veç asfaltimit kjo rrugë ka edhe kanalizimin atmosferik , pasi nëpër të do të kalojnë lumenjtë që vijnë nga pjesa malore. Kryetari Mustafa në fund ka potencuar se gjatë këtij viti do të asfaltohen edhe shumë rrugë të tjera ,të cilat janë të parapara me planin investiv.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch