Home » Kulturë » RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN-SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS-PJESA III

RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN-SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS-PJESA III

5.Trashëgimia kulturore dhe natyrore e fshatit Raincë

 

Shkruajnë:XhemaledinSALIHU&Vebi FAZLIU

 

 

Hyrje

 

 

Rainca e rajonit të Preshevës ka një pasuri dhe llojllojshmëri të vlerave të trashëgimisë kulturore e natyrore. Ekipi hulumtues i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, në realizimin e projektit : :”Trashëgimia jonë, puna e jonë-ne e njohim trashëgiminë tonë, pasurinë tonë” gjatë vitit 2012, në fshatin Raincë regjistroi  21 objekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke filluar nga objketet arkeologjike, objektet e banimit, objektet publike, objektet fetare, përmendore, buste dhe trashëgimi natyrore.

 

Harta e fshatit Raincë me objekte/vlera/të trashëgimisë kulturore dhe natyrore

Harta e fshatit Raincë

Skica e fshatit Raincë me objekte/vlera/të trashëgimisë kulturore dhe natyrore

Skica e fshatit Raincë

 

5.1.Trashëgimia arkeologjike

 

Vendbanimi antik Biganoci

Vendbanimi antik Biganoci

 

 

 

 

Fshati i Vjetër Biganoc, sipas Haxhi Jakup(Bajram) Rexhepit nga Rainca është i hershëm shqiptar dhe ka qenë themeluar mbi Raincën, kah Lumi i Madh.

Biganoci shtrihej prej një Shelqe të madhe që ka qenë më herët dhe deri vonë dhe deri te  Lisi i Xhemit.

Biganoci ka pasur një pozitë të volitshme gjeografike për një ekzistencë të mirë të popullatës së

këtij vendbanimi. Në rend të parë zhvillonin blegtorinë, sepse ruanin kafshë në ledinat dhe kullosat e shumta këtij vendbanimi.

Pozita e lokalitetit dhe gjeturinat sipërfaqësore vërtetojnë ekzistimin e një vendbanimi bujqësor.

Banorët e Biganocit, përshkak të kushteve të mira janë marrë pos blegtorisë janë matrrë edhe me zejtari. Se janë marrë me zeje,e cila ka qenë në një nivel të lartë zhvillimi. Zejtarët /vorbëtarët/ kanë bërë enë prej dheut, tregojnë edhe barinjtë, të cilët duke hapur pusa kanë hasur në enë të dëmtuara.

Banorët e Biganocit veçanërisht janë marrë me ndreqjen e bigave për qerre, andaj edhe emri i vendbanimit Biganoc. Ata ndreqnin edhe pjesë tjera të qerreve, por edhe qerre, të cilat i shitnin nëpër tregje për rreth. Ndryshe, ky lokalitet është quajtur edhe “Vendi i Bigave të qerreve”. Pra shumica e popullatës së Biganocit jetuan nga zejtaria dhe prodhimet e saja.

Banorët e Buganocit pos blrgtprisë dhe zejtarisë janë marrë aktivisht edhe me lojera sportive, tregon Mulla Jakupi. Ata u morën me shumë disciplina sportive: me vrapim, mundje, kërcim në tre hap, hudhje gurit e tj. Kështu garat tradicionale të hudhjes së gurit janë mbajtur tradicionalisht dhe për çdo vit, te Lisi i Xhemit, në lendinë skaj lumit. Në këto gara kanë marrë pjesë shumë garues të moshës madhore. Largësia e matjes së hedhjes së gurit është matur me hapa. Garuesit që kanë hedhur më larg gurin janë quajtur Dragonjë. Kështu edhe lumi e mori emrin sipas garuesve dragonjë në Lumi i Dragonjëve.

Biganoci gjendet në gjërësinë gjeografike 0554834, në gjatësinë gjeografike 4692057 dhe në lartësinë mbidetare 499 m.

 

Lokaliteti Uji i Ftohtë

Lokaliteti Uji i Ftohtë

 

 

 

Vendi i quajtur Uji i Ftohtë është në një ramje pyjore dhe gjendet nja 3 km në veri prej Xhamisë dhe në perëndim të Biganocit. Këtu banorët gjetën një pitos antik dhe ky lokalitet është në lidhje me vendbanimin antik Biganoci.Në këtë lokalitet gjendet  Kroi, të cilin e kanë hapur barinjtë e fshatit, në skaj të Kurrizit të Osojës së Madhe, në kufi afër Sharanpollit, kah Lumi i Madh, përballë Lisit të Xhemit apo të

Gjatë. Uji i Kroit është i ftohtë dhe i shijshëm për pije. Më nuk ekziston Kroi, sepse ujin e tij e mori një familje e lagjes së Ukajve, tregon Vebi Fazliu nga Rainca.

Kroi gjendet në gjërësinë gjeografike 0554630, në gjatësinë gjeografike 4691997 dhe në lartësinë gjeografike 500 m.

 

 

Vendbanimi antik te Pompa e Benzinës

Vendbanimi antik te Pompa e Benzinës

 

 

Vendbanimi antik gjendet te Pompa e Benzinës, te Kisha e Raincës, në të majtë të rrugës lokale Raincë- Autoudhë.

Vendbanimi gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558808, me gjatësi gjeografike: 4691680, në lartësi mbidetare: 438 m.

 

 

5.2.Objektet e banimit/shtëpi, oda, kulla/

 

 

Shtëpia e Çerkinit, gërmadhat e saj gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555390, me gjatësi gjeografike: 4693148, në lartësi mbidetare: 505 m

 

Shtëpia e Çerkinit

 

 

 

 

Objekte të tjera të banimit në Raincë nuk regjistruam, sepse vjetërsia e tyre nuk ishte aq e largët, por ishin disa shtëpi me vjetërsi disa dhjetë vjeçare.

 

 

5.3.Objektet publike/shkolla,mulli, çezme, krrua/

 

 

Shkolla fillore „Zejnel Hajdini“ gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0557600, me gjatësi gjeografike: 4692029, në lartësi mbidetare: 480 m.

Shkolla fillore Zejnel Hajdini

 

 

 

Lumenjtë e fshatit Raincë janë: Lumi i Madh, Lumi i Gragonjëve dhe Lumi i Vogël.

Lumi i Madh burimin e ka në malin e fshatit Gosponicë dhe derdhet në Moravicë. Lumi mbledh ujin e Lumit të Dragonjëve, të Lumit të Vogël dhe shumë përrocka, kështu që ndodh që gjatë reshjeve të mëdha të bëjë edhe vërshime.

Kryesisht uji i Lumit të madh përdoret për mullinjtë të fshatit.

Lumi i Gragonjëve buron në malin e Garës dhe te Lisi i Xhemit derdhet në Lumin e Madh. Më herët përskaj këtij lumi janë mbajtur garat sportive, hudhja e gurit.Kanë marrë pjesë banorët e fshatit të vjetër Biganoc. Fituesit e garave dhe ata që e kanë hedhur larg gurin janë shpërblyer, por janë quajtur edhe Dragonjë, andaj edhe Lumi ka marrë emrin e dragonjëve.Poashtu uji i këtij lumi duket i kuq, përshkak të ngjyrës së kuqe që e merr nga dheu.

Lumi i Vogël buron në malin e fshatit Gare dhe përmbi fshatin Raincë derdhet në Lumin e Madh. Quhet i vogël së është më i vogël edhe përkah sasia e ujit, po edhe përkah gjatësia në krahasim me Lumin e Madh. Uji i Lumit të Vogël përdoret për mullinjë dhe për ujë të pijshëm, sepse shumë shtëpi kanë hapur pusa dhe kanë marrë ujin për shtëpi.

 

 

Mulliri i Hajdar Ymerit i Mëhallës së Nallbanëve në Raincë, i cili u ndërtua në themelet e një mulliri më të vjetër. Mulliri ka qenë i ndërtuar rrëzë Kurrizit të Shkozës, përskaj Lumit të Vogël.

Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555569, me gjatësi gjeografike: 4693010, në lartësi mbidetare: 496 m.

Mulliri i Hajdar Ymerit i Mëhallës së Nallbanëve në Raincë

 

Mulliri i Ajdin Tabakut me vjetërsi 350 vjeçare. Gjatë regjistrimit hasëm vetëm në gërmadhat e mullirit.

Mulliri i Ajdin Tabakut

 

Mulliri gjendej në koordinatat me gjerësi gjeografike: 0555459, me gjatësi gjeografike: 4691827, në lartësi mbidetare: 485 m.

 

Mulliri i Ukajve gjendet në koordinatat  me gjërësi gjeografike:05556614, me gjatësi gjeografike: 4692009, në lartësi mbidetare: 463 m.

 

Mulliri i Ukajve

 

 

Pos këtyre mullinjëve në Raincë regjistruam edhe këta mullinjë:

Mulliri i Ali Saqëve, i ndërtuar te Osoja.

Mulliri i Hasanit të Zymberëve dhe i Behlulit të Melëve, në bisedë me Latif Zymberin morëm vësh se mulliri i këtyre dy familjeve ka qenë i ndërtuar mbi Lisin e Xhemit.Tashmë as gjurmat e këtyre mullive nuk shihen.

Mulliri i Golëve është ndërtuar te buzallëku i Golëve, përskaj Lumit të Vogël, por tashti as gërmadhat të mullirit nuk duken.

 

 

Çezma në Mëhallën e Epërme të Garecëve gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0551709, me gjatësi gjeografike: 4692649, në lartësi mbidetare: 836 m.

Çezma në Mëhallën e Epërme të Garecëve

 

 

Pos kësaj çezme në fshatin Raincë gjenden edhe këto çezme:

Çezma e Bakanëve, e cila gjendet mbi Hekurudhë, në krye të Livadhit të Bungës. Për këtë çezme thuhet se është më e vjetra në Raincë.

Çezma e Haxhi Sabës/Sabedin Veliut/, e ndërtuar afër arës së tij, përskaj rrugës së Poshtme të Bungës.

Çezma te Kodra e Bungës, gjendet rrëzë Kodrës së Bungës, afër fushës së fshatit Letovicë. Thuhet se këtë çezme e ndërtoi i ati i Xhevatit nga Presheva, edhepse është shumë e vjetër, prap është më e re se Çezma e Bakanëve.

Çezma e Gropave, e ndërtuar në brendi të Gropave dhe është më e reja prej çezmeve dhe Çezma e Agës Shemë/Shemsedin Iljazit/ e ndërtuar rrëzë Lugit të Mollave, kah Lumi i Madh.

 

Kroi i Çerkinit gjednet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555390, me gjatësi gjeografike: 4693121, në lartësi mbidetare: 492 m.

Kroi i Çerkinit

 

 

 

Kroi i Ftohtë gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0554630, me gjatësi gjeografike: 4691997, në lartësi mbidetare: 500 m.

Kroi i Ftohtë

 

Pos këtyre kroijëve në Raincë gjenden edhe:

Kroi i Agës Xhemë, i hapur në livadhin e Agës Xhemë, diku te Moravica.

Kroi i Askerëve i hapur rrëzë prronit të Askerëve, në kufi me arat e Raincës dhe Corroticës. Thuhet se kroni është hapur në kohën e Turqisë nga askerët turkë, andaj edhe emrin e mori sipas tyre, Kroi i Askerëve. Poashtu edhe arat përreth kroit të Askerëve quhen Arat te Kroi i Askerëve, i cili më nuk ekziston.

Kroi i Gropave është hapur nga barinjtë te Gropat.

 

 

5.4.Objektet fetare/xhami, kisha, varreza/

 

Xhamia „Mulla Sylejmani“  në Raincë gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0557248, me gjatësi gjeografike: 4692154 m.

Xhamia Mulla Sylejman

 

 

 

Xhamia e Raincës është ndërtuar në vitin 1720, kurse është rindërtuar në vitin 1992. Në bisedë me Mulla Xhemail Musliun e Raincës thotë se Xhamia e Raincës është e Vjetër, e ndërtuar më 1375, sikur ajo e Bilaçit, Bugarinës dhe Tabanocës. Në pyetjen tonë mos ky vit i ndërtimit është llogaritur sipas Hixhrës, përgjigja e tij ishte jo, por sipas kalendarit Rumi, që është i përafërtë me Hixhrin. Ajo tashti quhet “Xhamia e Mulla Sylejmanit”.

Muderris Nexhati Ahmeti më 1946 , me dekret të Minisrisë të Drejtësisë në Beograd u zgjodh Myfti i Rrethit , sipas të njëjtit dekret zgjidhet edhe imami i xhamisë në Raincë, Malish H. Qamil, i lindur më 1906, imam i xhematit në Raincë. /Fondi 332 i Arkivit në Beograd/. Ndërsa sot në Xhaminë e Raincës imam është Bejtullah Veseli, me shkollë superiore dhe në te mbahet mësimbesim i rregulltë, me 28 nxënës.

Prona të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë ka  edhe në Raincë, me 3.240 m2,ato janë dy ara dhe një livadh që jepen me qira për çdo vit.

 

 

 

 

Kisha e Raincës te Pompa e Benzinës, në ta majtë të rrugës lokale Raincë- Autoudhë, banorët e Raincës thonë se është e ndërtuar në themelet e vjetra të kishës katolike shqiptare. Deri vonë dera e saj ishte e hapur në perëndim, kohëve të fundit serbët lokalë e hapën derën e kishës në lindje, për ta përvetësuar si sllave. Rainca vendbanim i vjetër i takon Karadakut të Preshevës, për të cilin shumë studiuesë serbë e të huaj: si Haxhivasileviqi, gjermani Han, e tjerë thonë se ishte bastion i katolicizmit, andaj përfundojmë se edhe kisha e hershme ishte katolike shqiptare.

Kisha e Raincës te Pompa e Benzinës

 

 

Kisha gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558808, me gjatësi gjeografike: 4691680, në lartësi mbidetare: 438 m.

 

Gurët e Gatë gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: o555518, me gjatësi gjeografike: 4692323, në lartësi mbidetare: 568 m. Kadri Kadriu nga Rainca thotë se vendi Gurët e Gatë ka qenë një kohë observatorium nga është mbikqyrë Rainca dhe rajoni përreth saj e më gjërë.

Në Karadakun e Preshevës nusja dorëzohet herë herë diku në gjysmë rruge, ku krushqit takoheshin dhe me atë rast kryhej akti i teslimit/dorëzimit/  të nuses.

Në Raincë rrëfehet nga shumë pleqë të fshatit për ekzistimin e një legjende/gojëdhëne/, te vendi i quajtur “GURI i GATË. Këtu kemi të bëjmë me një gojëdhënë tragjike shqiptare, për të cilën kallëzohet nga pleqët si e vërtetë. Ngjarja do të duhet të ketë ndodhur shumë herët. Emrin “Guri i Gatë” e ka marrë, për shkak të formës së të shumë gurëve, të cilët për nga lartësia arrinin gjatësinë deri në dy metra. Në fshat pleqët tregojne se duhet të jenë afër 70 gurë, mirëpo gjatë vizitës time në vendin “Guri i Gatë” me 2  bashkëudhëtarë numruam vetëm 53 gurë të gjatë, në formë të rrasave.

Thuhet se “Gurët e Gatë” kanë ekzistuar para se të themelohet fshati Raincë, këtë e vërtetojnë edhe pleqët e fshatit.

Guri i Gatë

 

 

Vendi i quajtur “Guri i Gatë” gjendet në perëndim të fshatit  dhe aty tregohet se u ndeshën dy palë dasmorësh, kryshqi, dy qerre dasme, të cilat nuk lëshuan rrugë asnjëra dhe aty ndodhi një konflikt i përgjakshëm. Këtë ngjarje e nemi qyqja, për të keq, kështu që krushqit u shdërruan në gurë, të cilët ekzistojnë edhe sot. Bile edhe sot , ekzistojnë gjurmët , të cilat vërtetojnë ekzistimin e kësaj udhe pikërisht aty, përskaj vendit të quajtur “Guri i Gatë” Prejardhja e krushqive nuk dihet, flitet që ishin të Malësisë së Preshevës apo të Bujanocit. Në këtë përleshje u përfshin të dy palët e krushqëve, bile edhe nuset u përleshën.

Poashtu, pleqët e fshatit tregojnë se daullja u shdërrua në gur të rrumbullakët, këtë e thotë edhe Haxhi Jakupi i Mëhallës së Ukajve të Raincës dhe Mulla Xhemail Musliu i Raincës.

Disa pleqë të tjerë të fshatit  rrëfejnë se guri i rrumbullakët që gjendet edhe sot në vendin e ngjarjes simbolizon qerren e nuses.

“Pas luftës së fundit në Preshevë, disa arkeologë serbë apo hobista prej Serbisë qendrore, i nxjerrin gurët nga vendet e tyre, për të gjetur thesarin e varrosur. A kanë gjetur nga pasuria legjendare apo jo, nuk dihet, por një dihet qartazi, që këta bën katrahurë, i shkulën gurët dhe i lanë jashtë dheut. Gjer më sot nuk e ka ngritur askush zërin për këtë”, thotë Muhamet Iljazi i Raincës.

Varrezat e Moçme të Raincës gjenden në korodinatat me gjërësi gjeografike: 0557551, me gjatësi gjeografike: 4692031, në lartësi mbidetare: 482 m.

Varrezat e Moçme të Raincës

 

 

 

 

5.5.Përmendorët, bustet

 

Përmendorja e LDB te vendbanimi i vjetër Biganoc gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0554834, me gjatësi gjeografike: 4692057, në lartësi mbidetare: 499 m.

Përmendorja e LDB Biganoc

 

Bustet e Abdullah Krashnicës, Hero i Popullit shqiptar dhe Dushan Iliq-Tojagës, bashkëpunëtor i ngushtë i Abdullah Krashnicës gjenden në qendër të Raincës, te Shkolla fillore në koordinatat me gjërësi gjeografike: o557600, me gjatësi gjeografike: 4692029, në lartësi mbidetare: 482 m.

Bustet e Abdullah Krashnicës dhe Dushan Iliq-Tojagës

 

 

 

5.6.Trashëgimia natyrore/lisa, etjerë/

 

Lisi i Vjetër te Livadhet, në të djathtë të Autoudhës Vranjë-Bujanoc-Prshevë-Shkup gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559984, me gjatësi gjeografike: 4691956, në lartësi mbidetare: 427 m.

Lisi te Gurët e Gatë

 

 

 

 

 

 

Lisi te „Gurët e Gatë“ ka një histori, tregohen dhe për te ekzistojnë dy legjenda.

Lisi te Gurët e Gatë 2

 

 

 

Pleqët e fshatit Raincë rrëfejnë se osteni,shtaga/shkopi/ me të cilin graheshin qetë u ngul në tokë, bini, u rrit dhe sot ekziston lisi qindvjeçar, në mesin e gurëve të gjatë dhe pishave Lisi qëndron i vetëm, i lartë, në mesin e pishave, për të cilin thonë se as nuk rritet më, por as nuk plaket. Ndërsa disa pleqë të tjerë të fshatit rrëfejnë se flamuri i krushqëve, i ngulitur në tokë, bini dhe sot ate e simbolizon lisi i përmendur.

Dhe çdokush, që u përpoq ta shkulë  apo ta pres këtë lis, dështoi. Përveç kësaj thuhet se  familjarët varrosën të gjithë pasurinë që posedonin krushqitë me vete, siç e kërkonte tradita e asaj kohe.

Lisi gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: o555518, me gjatësi gjeografike: 4692323, në lartësi mbidetare: 568 m.

 

REFERENCAT

 

 

1.Fondi 332 i Arkivit në Beograd

2.Bisedë me Haxhi Jakup Bajram Rexhepin, më 2011

3.Bisedë me Mulla Xhemail Musliun e Raincës, më 30.09.2011

Bisedë me Latif Zymberin e Raincës, më 04.10.2011

Bisedë me Kadri Kadriun e Raincës, më 04.11.2012

Bisedë me Muhamet Iljazin e Raincës, më 18.10.2007

Projekti:”Trashëgimia jonë, puna e jonë-ne e njohim trashëgiminë tonë, pasurinë tonë” realizuar në Preshevë, më 2012

 

 

 

Preshevë, më 27.08.2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch