Home » Lajme, Opinione » Raketat e instaluara të Rusisë në Preshevë , prodhojn frikë dhe nxisin shpërnguljen e Shqiptarëve

Raketat e instaluara të Rusisë në Preshevë , prodhojn frikë dhe nxisin shpërnguljen e Shqiptarëve

Refik HasaniVizita e Presidentit të Federatës Ruse Vlladimir PUTIN,në Beograd në tetorin e vitit të kaluar ku i’u bë një pritje dhe parad ushtarake që askujt nuk u ishte bër që nga koha e vdekjes së Titos dhe prishjes së RSFJ-ës, pastaj ushtrimet ushtrake po ashtu vitin e kaluar nga Ushtria e Federatës Ruse në Serbi krejt afër kufirit me Kosovën dhe Kroacin. Kur  ksaj i shtojm  edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQ,vizitoi  Moskën në muajin që e lam pasë . Nëse i kemi përcjellur të gjitha këto zhvilime më vëmendje , atëher afrimi shumë i Serbisë ndaj Rusisë nuk do t’na befasonte   Njoftimet e fundit që Rusia është gati të instalon raketa më bashkëkohore në krahinën shqiptare  të mbetur padrjetësisht nënë administrimin e Serbisë është kërcnim , provokim shumë i rëndë  , tentim i destabilizimit që prodhon frigë dhe pasiguri dhe të shpërngulen shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake . Vendosja e raketave Ruse në këtë këtërkëndësh kufitarë që Serbia në këtë rast Presheva kufizohet me Kosovën , Maqedonin dhe është shumë afër kufirit me Bullgarinë.

***

Në momenetin e tanishëm është një situatë bukur e trazuar, kur në Podgoricë ka zhvillime për ta rrëzuar qeverin pro-Evropiane  . Kur në Maqedoni nuk është gjendja aspak e mirë pasi ky shtet ende nuk pranohet me emrin e vërtet as nga Greqia, nga Serbia dhe Bullgaria e mbi të gjitha ka problemte serioze të funksionimit të mbredshëm  pasi nuk pranon realitetin duke ua mohur gjysmës së banorëve të vet të drejtën legjitime . Maqedonia sivjet më nëntë maj u trondit nga rasti i Kumanovës . Po ashtu kur Republika e Kosovës është në rrugën e integrimeve dhe nënshkroi MSA-në më 27 Tetor dhe ende nuk është anëtarë e instancave dhe mekanizmave të BE-së , anëtare e OKB-së dhe paktit ushtarak të NATO-së edhe pse mbrenda Kosovës kemi forca paqëruajtëse të NATO-së. Kur i marrim të gjitha këto zhvillime që edhe Greqia është në kriz të thellë financiare. Tani kemi edhe krizën e refugjatëve Sirian  që  pikërisht kalojn përmesë Preshevës .

***

Kështu Presheva është bërë një nyje shumë e rëndësishme edhe në aspektin ushtarak dhe që me instalimin e raketave Ruse  e bën një qytet shumë të pasigurt ku vetëm sivjet kemi pasur vizita të shpeshta të Gjeneralëve , ministrave dhe qeveritarëve më të lartë të Serbisë  sigurisht në këto vizita ishin së bashku edhe ata të Rusisë . Kjo mënyrë që ka zgjedhur Rusia për të instaluar raketa pikërisht në Preshevë  është një plan i errët pasi ishte mirëfilli se në bazën më të madhe  ushtarake të Serbisë në vendin e quajtur ,,Cepotin’’ , në Komunën e Bujanocit do të jetë një poligon për stërvitje me forcat e Amerikanëve kur ksaj i shtojm që nga Presheva nuk është largë edhe baza ushtarake më e madhe në Kosovë në Kampin ,,Bondsteel’’ , ku mundë të ndihemi të sigurt  .    Ne , më herët kemi shkruar që Serbia  është në mes të Rusisë dhe BE-së në dy vazhdime që gjithnjë  po vërteton pasi  zhvillimet  jan në favor të këti konstatimi  . Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake .

Shkruan : Mr.Sc. Refik  HASANI

03 Nëntor 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch