Home » Lajme » Rama i reagon Metës: Më 30 qershor do të ketë zgjedhje

Rama i reagon Metës: Më 30 qershor do të ketë zgjedhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Sic raporton Top Channel, Rama në Berat, duke prezantuar kandidatin për Bashkinë, tha se më 30 qershor do të bëhen zgjedhjet.

“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do të humbin. Zgjedhjet më 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do të ketë zgjedhje, ato nuk janë as të opozitës dhe as të Presidentit. Ata kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”, tha Rama.

Përndryshe, më parë presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch