Home » Lajme, Opinione » “Rama ik” – kauzë e opozitës dhe e gjithë popullit opozitar

“Rama ik” – kauzë e opozitës dhe e gjithë popullit opozitar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse edhe komunizmi në Shqipëri i cili ra para 30 vitesh sepse u stërkonsumua tejmase deri sa konsumoi edhe veten e tij, po kështu edhe qeverisja e modelit démodé dhe  si një regjim fantazmë dhe hije  e ishkomunizmit, edhe qeverisja, “Rama-Rilindja”, ka rënë sepse ka konsumuar gjithcka: edhe korrupsionin, edhe hajdutërinë, edhe arrogancën , edhe gënjeshtrat, edhe mashtrimet dhe është bërë një regjim i padurueshëm dhe i  neveritshëm.

Qeverisja “Rama-Rilindja”  përfundimisht ishte dhe rezultoi  një dështim i madh, pasi ajo vetëm sa prodhoi dhe rriti  skandale, dështime,korrupsion, krim,hajdutëri,tradhëti,droge, papërgjegjshmëri dhe eksod.

Skandali me krimin e drogës  sidomos, ia nxorën namin  Shqipërisë në arenën botërore si një Republikë kanabisi, aq sa paratë e drogës rezulton se paskan  kontrolluar  dhe zgjedhur  politikën, pushtetin dhe përcaktonin deri edhe fituesit e zgjedhjeve. Ky skandal u ndërkombëtarizua edhe nga mediat ndërkombëtare sic ishte një ndër gazetat më të fuqishme botërore ,ajo gjermane “Bild”, e cila i bëri skanimin këtij regjimi të sëmurë rëndë nga narkopushteti.

 Moralisht kjo “Republikë” që ngriti Rama e Rilindja ka rënë. Realisht antiRama  ose “Rama ik” është dhe po bëhet e rritet përditë e më shumë jo vetëm kauzë e opozitës politike por edhe kauzë gjithkombëtare.

Arroganca, neglizhenca dhe kokëfortësia e pushtetit të tij po verteton drejtesinë e kësaj kauze, pasi të paktën  dhe minimalisht, për hir të demokracisë, të përgjegjshmërisë dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar minimalisht kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

Bota moderne dhe demokratike ka me qindra shëmbuj dorëheqjeje edhe për shkaqe fare të vogla e të parëndësishme, që kurrë nuk mund të krahasohen me ato akuza e dështime me të cilat është ngarkuar qeverisja aktuale në Shqipëri. Shqipëria sot është në një krizë gjithdimensionale. A mos po pret kryeministri që të ndodhë fatkeqësi apo ndonjë traumë e katastrofë që të japë dorëheqje?!

Sepse në Shqipëri vetëm kur ndodhin fatkeqësi e rrënim katastrofik, ajo quhet e njihet si krizë sic ishte p.sh. katastrofa e vitit 1997. Mos duhet të rrëshqasë shteti në kaos e rrënim që kryeministri ta njohë si krizë e pastaj të japë dorëheqjen?!

Protestat e opozitës dhe të popullit opozitar janë të justifikuara dhe motivuara në emër të moralitetit e të dinjiterit njerëzor kundër padrejtësive, krimit, poshtërsive, mashtrimeve dhe  korrupsionit  të pushtetit të keq, kundër papunësisë e varfërisë dhe kundër eksodit.Ka 30 vite që shqiptarët kundërshtojnë e protestojnë kundër tyre, dhe për cudi as sot akoma pushteti nuk ka nxjerrë mësim  por vetëm sa ka përkeqësuar aq shumë sa që është bërë i padurueshëm.

Protestat janë të motivuara në emër edhe të lirisë, demokracisë, te patriotizmit   dhe  të së vërtetës e të  drejtës.

Nuk përbën dhe nuk  i  vjen shoqërisë fatkeqësi nëqoftëse largohet apo dorëhiqet një kryeministër, por fatkeqësia dhe deri edhe rrënimi i shtetit vjen nga pushteti i keq, egoist dhe i papërgjegjshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch