Home » Lajme, Ndërkombëtare » Rama në OKB, Serbisë: Kosova është e pavarur; BE-së: I padrejtë izolimi

Rama në OKB, Serbisë: Kosova është e pavarur; BE-së: I padrejtë izolimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal specifikisht në një kërkesë.

“Të gjitha vendet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”

Rama u drejtua me fjalët: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Më tej ai vazhdoi se është e rëndësishme që Kosova të jepet mundësia që të bëhet pjese e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare ku çdo vend sovran i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.

Rama tha se është padrejtësi që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin pa viza.

“Është e padrejtë që 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq shumë të jenë të izoluar. E dashur BE, ndaloje këtë”, tha Rama.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch