Home » Lajme » Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë

Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministri i ri i republikës së Shqipërisë Edi Rama është shprehur pro ndihmës së shqiptarëve të Luginës.

Gjatë qëndrimit të tij në emisionin Top Story . Edi Rama është pyetur  për ndihmën që ka premtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Me këtë rast kryeministri i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë tha se me fillimin me qeverisje, sikurse me të gjitha qeveritë e rajonit, po ashtu edhe me atë Serbisë, do të bisedojnë për arritjen e një traktati për mbrojtjen e minoriteteve.

“Ka një hartë të rajonit që është e ndarë në kufi gjeografik dhe një hartë e rajonit me minoritetet që nuk shkon me kufijtë, andaj deri me sot për një periudhë shumë të gjatë dhe në shumë raste këto minoritete kanë qenë vatra të nxehta konflikti, këto do t’i kthejmë në ura bashkëpunimi”, tha Rama gjatë qëndrimit në këtë emision. Ai theksoi se qeveria e tij do të jetë shumë aktive dhe e interesuar për çdo shqiptarë në rajon duke respektuar integritetin e secilit vend të rajonit, por siç tha Rama “edhe në respekt të së drejtës të çdo shqiptari për të jetuar si një qytetarë Evropian pavarësisht se jeton në Serbi, në Maqedoni apo Mal të Zi e kudo qoftë”.

 

Rtv Presheva

One Response

  1. Etta J. Oneill thotë:

    Zv.Ministrja e Jashtme e Shqiperisë, znj. Edith Harxhi zhvilloi sot në Shkup një takim me Zv/Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, Ambasadorin Philip T. Reeker.Zoti Reeker dhe zonja Harxhi diskutuan mbi ecurinë pozitive të ministerialit të sotëm të Kartës së SHBA- Adriatikut A5, që u zhvillua në Shkup si dhe për perspektivën euro-atlantike të të gjithë rajonit tonë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch