Home » Lajme, Vendore » Ramë Buja- PBM plagë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri por njëherit edhe krenari e tyre

Ramë Buja- PBM plagë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri por njëherit edhe krenari e tyre

Këto treva gjithnjë kanë qenë pjesë e rëndësishme e botës shqiptare, e kaluara e tyre është e lidhur ngusht me pjesën tjetër të trungut shqiptarë. Ata shprehën gatishmërinë për ruajtjen e qenies shqiptare, u tha kështu në referatin e lexuar nga drejtori I Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi në konferencën shkencore me temën Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dje, sot dhe nesër. Kjo konferencë synon të vë në pah rolin historik të këtyre trevave. Ramë Buja, ministër I arsimit në Republikën e Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë I trajtoi si plagë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri por njëherit edhe krenari e tyre. Sipas tijë Presheva ekziston si vendbanim nga viti 1381 bashkë me Bujanocin që aso kohe njihej si gojanoc.

Fjalimi i ministrit Buja në këtë konferencë u përmbyll me atë se çare e as ilaç nuk ka pa iu kthyer problemit të Luginës. Ndërsa kryetari I Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, Xhemaledin Salihu kishte përgatitur ekspozitën me 100 fotografi t; cilat u ekspozuan nga trashëgimia kulturore, lufta e lavdishme e UCPMB nga gjetjet, lokalitetet dhe objektet arkeologjike, objekte sakrale fetare, shtëpi të vjetra, oda, hane, cezme, shpella lisa, etj. Pjesëmarrësit e konferencës shkencore patën rastin të shohin ekspozitën në fjalë. Konferenca ka vazhduar edhe sot punimet e saja ku rezultatet e Konferencë shkencore me temën Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dje, sot dhe nesër do të jenë në funksion të përmirësimit të gjendjes në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje .

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch