Home » Lajme, Vendore » Ramiz Latifi, kryetari i kuvendit- mesazh urimi për muajin e Ramazanit

Ramiz Latifi, kryetari i kuvendit- mesazh urimi për muajin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Ramiz Latifi për mes një mesazh – urimi uron gjithë qytetarët e komunës sonë të konfesionit islam këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Në këto moment gëzimi për arritjen e këtij muaji të bekuar të Islamit, duke dashur që këtë begati të Zotit ta ndajmë së bashku me juve, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës dhe të mbarë Luginës së saj, pranoni këtë: MESAZH URIMI Të nderuar, Kam kënaqësi të veçantë, nderë dhe respekt për çdo njërin veç e veç, të ju urojë e dëshiroj një agjërim të lehtë, të këndshëm për besimtarët shqiptarë mysliman! Njëkohësisht këtë muaj të tolerancës, mëshirës dhe afrimit të përgjithshëm të shoqërisë tonë, urojmë ta përcjellim me një harmoni ndërvëllazërore dhe kohezion më të madh shqiptarë, sepse në kohën në të cilën jetojmë jemi të vetëdijshëm se këto vlera janë kulmi i zhvillimit tonë! Andaj, edhe një herë, urime dhe gjithë të mirat! Dr. Ramiz LATIFI.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch