Home » Kulturë, Lajme » Ramiz LUSHAJ – ALPET TA JAPIN TË QESHUREN PLOT DRITË

Ramiz LUSHAJ – ALPET TA JAPIN TË QESHUREN PLOT DRITË

1.
Çou, o Nikoll Vatnikaj,
Në këtë Natë të Shënkollit!
Ngjitemi në Curraj të Epërm…
Atje është tjetër botë.
Atje është kohë tjetër.

Aty Alpet të japin të qeshuren plot dritë.
Aty lumi i Currajve t’i hapë sytë.

Aty rrjedh mjalti i dymijë luleve.
Aty rritesh dymijëvjeçarë.

Aty këndon me lahutën e moçme,
Kangë me kreshnikë, për mërgimtarë…

2.

Nikoll, të nisen këto male alpine,
U rrite në kryeqytet,
U gradove komisar…

Në këto Alpe të mbeti emri, fjala, zemra…
Në kulla e pisha, në çdo gur’, lule e barë…
Ti gjithmonë do i mbetesh vendlindjes, ndër kohëra,
Fytyrëqeshur. Faqebardhë.
Ti do të jeshë një ndër krushqit e parë…!

Tiranë, 5 dhjetor 2017

——-
Komisar – Nikoll Vatnikaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore