Home » Lajme » Ramush Haradinaj: Luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme

Ramush Haradinaj: Luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot vizitoi Fushë Kosovën. Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa. “Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen.”

Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik.

“Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicioj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera ai theksoi se edhe tani me adresimin e kërkesave për rikthimin e degës së gjykatës në Preshevë, mundësimin studentëve të juridikut nga Lugina për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës dhe angazhimin e praktikantëve në institucione, ministrat tanë dëshmuan se Aleanca i qëndron pranë Luginës me tërë kapacitetin e saj.

“Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron #ForcaeKosovës.”, u shpreh Haradinaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch