Home » Lajme » RAPORT PËR VIZITAT E KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME TË BUJANOCIT,, PARTIVE POLITIKE NË PRAG TË FUSHTËS ZGJEDHORE

RAPORT PËR VIZITAT E KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME TË BUJANOCIT,, PARTIVE POLITIKE NË PRAG TË FUSHTËS ZGJEDHORE

Kryesia e Këshillit të bashkësisë Islame në Bujanoc, më datën 5 dhe 6 qershor, vizitoi katër partitë politike në komunën e Bujanocit, në prag të fushatës zgjedhore, me qëllimin që të zhvillohet një fushatë e qetë dhe e mençur, dhe për të patur një unitet politik për rrjedhat politike të ditëve të ardhshme, e sidomos për Luginën e Preshevës, dhe gjithashtu që faktori Shqiptar në Bujanoc pas zgjedhjeve, të ketë koalicionin me shumicën Shqiptare në kuvendin komunal.

Vizitat ishin sipas orarit që ishim marrë vesh me partite politike.

Në selinë e të gjitha partive politike, u pritëm nga kryetarët e partive me bashkpuntorët e tyre, kurse te PVD edhe nga kandidati për kryetar të komunës z. Driton Rexhepi dhe deputeti i dertanishëm z. Fatmir Hasani.
U sqarua qëllimi i vizitaës dhe u kërkua që të kihet një kujdes në përdorimin e fjalorit të ashpër dhe ofendues në këto zgjedhje,, dhe të mos jepen premtime që nuk mund te ralizohen sepse kështu mashtrohen të rinjtë tanë,,
Gjthashtu edhe për dy pikat tjera, të unifikimit të faktorit politik Shqiptar për çështje të mëdha kombëtare dhe koalicionit me shumicë Shqiptare pës zgjedhjeve.

Të gjitha partite politike, u zotuan se do të mundohen që assesi të mos përdoret gjuhë e ashpër dhe fjalor ofendues,, por u kërkua që këtë duhet ta bëjnë të gjitha partite e jo vetëm ndonjëra prej tyre.
Gjithashtu të gjithë u zotuan se koalicioni me 21 Shqiptarë e më tepër, është nevojë që duhet patjetër të bëhet pas zgjedhjeve, duke lënë anash ineteresa personale dhe partiake.
Edhe për unifikim politik për situatën politike dhe bisedimet e ardhshem Kosovë-Serbi dhe fatin e Luginës në këto bisedime, të gjithë u zotuan se patjetër se do ta bëjnë,, ku ata vetëm se kan filluar me diçka të tillë, ku kan dalë me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Pastaj të gjithë ishin të një fjale se duhet të punohet shumë për këtë vend, e sidomos që rinia jonë të e gjejë veten këtu, pa menduar për ikje jashtë vendit.

Ajo që ra në sy, ishte te LPD ku herave tjera ishim takuar me të ndjerin Jonuz Musliu, e kësaj radhe ai nuk ishte. E lusim Zotin e madhëruar që ta ketë mëshiruar.

I falënderojmë shumë të gjitha partitë politike që e pranuan vititën e KBI-së dhe e vlerësuan shumë këtë iniciative, duke theksuar për rezultatin e iniciativës së ngjashme në zgjedhjet e vitit 2016.
Zoti i ndihmoftë të gjitha partive politike, dhe i ruajt nga çdo provokim,, kurse popullit tonë sukses dhe dobi nga këto zgjedhje.

// Në vijim janë fotot nga takimet me të gjitha partitë politike, sipas radhës së vizitës //

Këshilli i Bashkësisë Islame Bujanoc
06. 06. 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch