Home » Lajme, RD » RD gjatë ditës së nesërme do të bëjë shpalosjen e programit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 6 majit

RD gjatë ditës së nesërme do të bëjë shpalosjen e programit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 6 majit

Rilindja Demokratike në Preshevë gjatë ditës së nesërme do të bëjë shpalosjen e programit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 6 majit. Në këtë tubim promovues do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve potencial për këshilltar të Kuvendit Komunal për mandatin e ardhshëm, shprehet kështu kryetari i Shtabit të Rilindjes Demokratik Naser Nuredini. Tubimi në fjalë do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit Komunal në Preshevë prej orës 16 :00, me çrast zoti Nuredini të gjithë simpatizuesit e këtij Grupi Qytetar të Rilindjes Demokratike i fton të jenë pjesë e këtij tubimi promovues solemn. Përndryshe Rilindja Demokratike në listën për zgjedhjet lokale të 6 majit radhitet me numrin rendor 5.
RTV Presheva

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch