Home » Lajme, Vendore » Reagim: Banditët serb nga Vraja thyen ato pak shtëpi të banuara të shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit

Reagim: Banditët serb nga Vraja thyen ato pak shtëpi të banuara të shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit

SHOQATA E TË SHPËRNGULURVE
NGA KOSOVA LINDORE-
GJILAN

 

Reagim  nga “Vatra”

Banditët serb nga Vraja thyen ato pak shtëpi të banuara të shqiptarëve në Malësinë  e Bujanocit.

Javën e kaluar, nga një grup kriminelësh serb,  thyen disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpitë e shqiptareve, përkatësisht shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit.

Kjo ngjarje vandale ndodhi në sytë e xhandarëve serbë të cilët me numër të madh  janë të stacionuar në këtë zonë.

Kjo ndodhi,  lë të kuptohet se këta vandal serb ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta. Pra, ato pak familje të cilat  edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të  gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive  dhe dilemën se si të vazhdojnë  të jetojnë edhe  më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të  mbushura me xhandarë e ushtarë serbë ( që ata thonë se jemi për shkak të sigurisë), shqiptarët  këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive  e aktori nuk kapet nga ata.

 Këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë  e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet  me fotografi nga vendi ngjarjes.

 

Këtë akt vandal, shoqata “Vatra’ e dënon ashpër, njëherit i bëjmë thirrje pushtetit “demokratik”, (nëse  ka demokraci) serb, t’i ndal këto vandalizma, të ndal politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore të cilin spastrim  e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 e po vazhdon deri në ditët e sotme. Pra, edhe kjo formë e presionit, duke demoluar shtëpitë shqiptare, pushteti serb po i detyron të largohen edhe ato pak shtëpi në fshatrat e Malësisë së Bujanocit,   duke e  kthyer këtë rajon shqiptar në zonë tërësisht ushtarake serbe.

Këto metoda jonjerëzore na i kujtojnë skenat  trishtuese jo të largëta të Kosovës, ku pushteti serb i Millosheviqit, atëherë dërgonte dhe lejonte grupet kriminale të  Arkanit, Legias e Sheshelit, të torturonte shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë e veta. Ky pushtet po vepron si ai i Sirisë,  si Bashar ala Asadi me Fantzama të vdekjeprurëse.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, që t’i bëjë presion  dhe të vendos sanksione në të gjitha fushata pushtetit serb, në mënyrë që të ndal këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, sa nuk është bërë vonë.

Të kujtojmë kohën e MIllosheviqit, që është dashur të ndalet që në shenjat e para të veprimit shkatërrues, luftënxitës e luftëbërës kundër popujve të ish Jugosllavisë e  të shqiptarëve.

Të gjitha fotot u bën nga aktivistët e “Vatrës”të cilët vizituan shtëpitë e dëmtuara.

 

Sejdulla Kadriu-Kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch