Home » Lajme » Reagim: DAULLET E TURPIT!

Reagim: DAULLET E TURPIT!

Përkitazi me shkrimin tendencioz  “Daullet bien për ata që kanë veshë”, të publikuar në portalet: “bujanoci.info”, “presheva.com” e “kosovalindore.com”, më 06.09.2011.

Pamfleti politik “Daullet bien për ata që kanë veshë”, të publikuar së pari në portalin: “bujanoci.info”, e më vonë në portalet: “presheva.com” e “kosovalindore.com”, nuk është i autorit Sevdail Hyseni, por i një grupi gazetarucësh, të cilët si struci me kokën në zall, mundohen problemet t’ia veshin tjetërkujt.

 

Unë Sevdail Hyseni, nuk jam autor i këtij shkrimi të pavlerë, të njëanshëm dhe me plot të pavërteta dhe gabime gjuhësore.

 

Këta persona, të cilët fshihen pas emrit tim, janë pseudogazetarë e pseudointelektualë, të cilët po mundohen të manipulojnë me emrin tim, për qëllime të caktuara politike.

 

Tamam në kohën kur na duhet uniteti, bashkimi dhe unifikimi i faktorit politik shqiptar rreth aksioneve të përbashkëta për më shumë të drejta në sferën e lirisë së fjalës së shkruar, informimit, kulturës, arsimit etj, dalin në skenë disa persona, mjerisht anonimusë, për ta përçarë elementin shqiptar në Luginën e Preshevës dhe për të çuar ujë në mulli të armikut.

 

Kërkoj nga portalet, që e kanë publikuar këtë shkrim tendencioz në emrin tim, t’a heqin nga webfaqet e tyre këtë pamflet politik dhe të kërkojnë falje, nga unë personalisht, nga lexuesit dhe komentuesit, qofshin ata real apo fiktiv, për përmbajtje dhe maturi.

 

 

Sevdail Hyseni – drejtor i RTV Bujanocit dhe Revistës “Perspektiva

 

KosovaLindore.Com: Fatkeqësisht kanë filluar të na përsëriten gjëra të pahijshme dhe jo-serioze nga njerëz të pa-ndërgjegjshëm. Ky është imejli që ka dërguar artikullin “Daullet bien për ata që kanë veshë”, në emër të Sevdail Hysenit:

From:

Sevdail Hyseni <sevdailhyseni@yahoo.com>

To:

info@presheva.com <info@presheva.com>info@kosovalindore.com <info@kosovalindore.com>,info@bujanoci.net <info@bujanoci.net>info@bujanoci.info <info@bujanoci.info>

The next practice, my http://besttrackingapps.com son was attacked with the juicy red blobs again

2 Responses

  1. mesuesi thotë:

    Me gjasë po del që baci ka thënë diçka në mbrëmje, të cilës as vet nuk i ka besuar në mëngjes. E tani kinse pe demantoj, ngase megjithatë e di fare mirë që ai nuk vie në maja të pushtetit.

  2. nga malsia thotë:

    hahaha,e more patriot i shitur qe je i lidhur keyekput me kryeshefin e MUP-it ne Bujanoc i njohur si “TITA” e ketu del shet men kuku per neve kush ka mbet patriot,1000 euro per nje leternjeoftim apo ……..

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch