Home » Lajme, Opinione » Reagim: FUSHATA DENIGRUESE PUSHTETARE

Reagim: FUSHATA DENIGRUESE PUSHTETARE

Shkruan: Sevdail Hyseni

Udhëheqësi i Shërbimit për Informim i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nexhat Behluli, i cili njëherit është edhe kryetar  i Këshillit Drejtues i Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni “Bujanoci”, kohëve të fundit, ka dhënë disa deklarata mediumeve serbe: Tanjug, Press, Radio “Okej” dhe portalit shqip titulli.com, se “fushata parazgjedhore ka kaluar dhe tani e tutje do të flasin faktet dhe argumentet për korrupsion në ndërmarrjet publike të Komunës së Bujanocit.    

Behluli, këto deklarata i mbështet  në shërbimet e kontabilitetit, shërbimin e financave dhe stogjet e faturave pa mbulesë për të cilat dikush do të përgjigjet, ngase me “pronën shoqërore duhet të kesh kujdes në menaxhim dhe shfrytëzim, baba plak thojke: “Drzhava e zen lepurin me kerr”!.

Por, Nexhati nuk i ka kuptuar mirë këshillat e bablokut. Edhe atë dikur e pat zënë “dërzhava”, përmes aksionit “Sabla”, edhe atë në cilësinë e këshilltarit komunal për shmangie të tatimit, por aspak nuk u pat skuq partia dhe kuvendi!

Kjo është krejt në rregull, janë organet kompetente, për t’i vlerësuar e dënuar këto mangësi në menaxhimin e drejtorave të këtyre ndërmarrjeve, të cilët lëre që gjysmë viti para skadimit të mandatit u detyruan dhunshëm të shkarkohen, por edhe të largohen me “fytyrë” me shpifje dhe akuza për hajdutëri.

Por, është paksa politike, për tu bërë publike deklaratat e udhëheqësit të Shërbimit për Informim të PD-së në Bujanoc, para se drejtësia ta thotë fjalën. Pse, ai, bëhet avokat i këtij procesi?! Kush e ndërsen?! Kush e stimulon?!

Korrupsioni nuk luftohet kështu, o Nexhat Behluli! Nuk shfaroset korrupsioni me deklarata e gazeta. Sikur të ç’rrënjoset ky fenomen botëror me dy drejtorate, që ju i apostrofoni pa ndërprerë, ne vullnetar do të shkonim në burg. Por, korrupsioni, në Bujanoc, i ka rrënjët e thella, aq të thella sa nisen “aty ku e lamë”, që nga 2002 e këndej, e zullumi këputet prej së trashi, kupto njëherë o Nexhat Behluli!

Këto deklaratat e tua i shërbejnë vetëm Beogradit për të përligjur ndonjë aksion kundër kuadrove shqiptare, ashtu siç u përligjën aksionet, jo fort të larg, në kërkim të armëve, terrorizmit etj.

Stogjet me keqpërdorime mbi të cilat keni hipur për ta alarmuar opinionin në këtë kohë me halle e probleme të shumta, i ngjajnë stogut të plehrave nëpër katunde nga majat e të cilave ngriten gjelat për ta paralajmëruar ndërrimin e “natës nga dita”!

Për ta ilustruar më mirë këtë reagim, të cilin me kaq do ta përmbyllim, po i publikojmë dy foto shumë të publikuara të Nexhat Behlulit, në mënyrë që lexuesit e portalit, vet të mësojnë pa fjalë për këtë njeri me dy fytyra, njërën nga Prishtina e tjetrën nga Beogradi!

(Autori është kryetar i Klubit të Gazetarëve “Etika” nga Lugina e Preshevës)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch