Home » Lajme » Reagim i Afaristëve të komunës së Bujanocit lidhur me ngjarjen në Hotel “ Rozafa “

Reagim i Afaristëve të komunës së Bujanocit lidhur me ngjarjen në Hotel “ Rozafa “

Ne, afaristët e komunës së Bujanocit, pronarë të bizneseve të veprimtarive të ndryshme e gjykojmë ashpër sulmin ndaj pronarit të hotel “ Rozafa “, Bejadin Hasani, anëtarëve të familjes së tij dhe personelit të hotelit.

Ky akt i shëmtuar jo vetëm që paraqet një sulm mbi pronën private, e cila është e shenjtë, por përpiqet të njollosë të kaluarën e lavdishme të z.Hasani dhe familjes së tij.

Duke u solidarizuar plotësisht me kolegun tonë Bejadinin, kërkojmë nga organet kompetente që akterëve të këtij rasti t’i japin dënimin e merituar, kurse nga politikanët tanë kërkojmë që sa më shpejt ta gjykojnë këtë akt vandal për të mos u bërë pjesëmarrës në bashkëveprim.

Darka e shtruar me rastin e përmbylljes së “ Ditëve të Komandant Lleshit “, kur edhe ndodhi incidenti, kishte karakter institucional e kurrsesi privat, atëherë edhe gjykimi duhet të jetë institucional.

Shpresojmë se edhe institucionet tona nuk do të heshtin para dukurive të tilla, të cilat nuk janë të drejtuara vetëm ndaj një individi, por ndaj njerëzëve të cilët kanë kontribuar që edhe këta politikanë të jenë këtu ku janë sot.

Bujanoc:04.06.2011

 

Afaristët e veprimtarive të ndryshme të komunës së Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch