Home » Lajme, PVD, Vendore » Reagim i Degës së PVD-së në Bujanoc: “NUK KURSEHEN AS METODAT E GEBELSIT”

Reagim i Degës së PVD-së në Bujanoc: “NUK KURSEHEN AS METODAT E GEBELSIT”

Se pafytyrësia njerëzore nuk njeh kufij, së fundi dëshmojnë edhe dy mediumet e “pavarura” elektronike të Bujanocit “Titulli.com” dhe “Bujanoci.info” të cilët, sot, kanë publikuar një lajm “sensacional” se “PVD do t’i  bashkëngjitet koalicionit aktual në Bujanocit”.

PVD, vlerëson se ky akt i vrazhdë i thyerjes drastike të etikës së informimit i përket metodave të Ministrit të informatave të Hitlerit, nga i cili ka mbetur thënia se “rrena e përsëritur shumë herë bëhet e vërtetë”.

PVD ka raporte të shkëlqyera me partnerët aktual të opozitës me të cilët ka qeverisur në katër vitet e kaluara duke dëshmuar se dhe brenda shqiptarëve është e mundur udhëheqja e sinqertë e politikës.

Ata që kanë fabrikuar këtë lajm sikurse ata që kanë publikuar atë, kanë për qëllim nxitjen e përçarjeve ndërshqiptare dhe janë në shërbim të armiqve të shqiptarëve në këtë komunë.

Duke vlerësuar lajmin e publikuar si vazhdimësi e sulmeve të vrazhda  dhe armiqësore të këtyre mediumeve ndaj PVD-së, udhëheqësisë dhe anëtarëve të saj, i bëjmë me dije se jo që nuk ka, por, PVD nuk do të pranojë kurrfarë biseda me ata të cilët i ka cilësuar si diskriminatorë të shqiptarëve dhe me ata që po përjashtojnë shqiptarë nga puna.

Kjo fushatë e njollosjes së partive shqiptare në opozitë, si duket, po nxitet nga e vetmja parti shqiptare në pushtet e cila për të tejkaluar krizat e brendshme prandaj po fabrikon lajme të rreme për ta hutuar opinionin.

 

Kryesia e Degës së PVD-së Bujanoc

Shaip Kamberi – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore