Home » Lajme, PVD, Vendore » REAGIM I GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË PVD-SË KUNDËR MASAVE HAKMARRËSE TË PUSHTETIT MULTIETNIK

REAGIM I GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË PVD-SË KUNDËR MASAVE HAKMARRËSE TË PUSHTETIT MULTIETNIK

Pas shkarkimit abuzues të drejtorëve të ndërmarrjeve në formën e inkuizicionit, pushteti multietnik i komunës së Bujanocit, ka vazhduar, me largimin nga puna të punëtorëve shqiptarë nga ndërmarrjet dhe institucionet komunale, të punësuar gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij. Arsyetimi i kumtuar nga pushteti lokal, shumë shpesh, për tejkalimin e buxhetit, duket se po e merr formën konkrete në realizimin e qëllimit të largimit të shqiptarëve nga puna. Si mund të komentohet ndryshe, largimi i tre punëtorëve nga Shtëpia e Kulturës dhe disa nga Direkcioni për Ndërtim, pos si tendencë për hakmarrje dhe njëkohësisht për krijim e vendeve për militantët partiak, që do të thotë se nuk ka asgjë nga dy mijë vendet e premtuar pune që do ti hapë ky pushtet. Si mund të arsyetohet tejkalimi buxhetit me rikthimin në punë të ish drejtorit të Direkcionit për Ndërtim, Zylfikar Sejdinoviq, ndërkohë, që paralajmërohet largimi i shumë shqiptarëve tjera nga kjo ndërmarrje, dhe të gjithë drejtorët e shkarkuar janë nxjerrë na puna në rrugë, përkundër faktit se në menaxhimin e tyre disavjeçar të institucioneve lokale kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për nevojat e qytetarëve. Bëjmë me dije gjithë opinionin se PVD dhe koalicioni prej 18 këshilltarë shqiptarë. Nuk do të tolerojë hakmarrje të këtilla ndaj shqiptarëve dhe do të përgatisë dhe ndërmarrë masat e shumta ndaj kësaj qeverie hakmarrëse, në kuadër të të cilës gjenden edhe njerëz që kanë mbyllur shkollën fillore në Bujanoc më 1992, ndërkohë që gjimnazin shqip e kishin shndërruar në kazermë të ushtrisë serbe.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PVD

Ragmi Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch