Home » Intervistë, Lajme, Vendore » Reagim i kryetarit të Komunës së Preshevës ndaj deklaratave të fundit të z. Kuçi drejtuar Luginës & video

Reagim i kryetarit të Komunës së Preshevës ndaj deklaratave të fundit të z. Kuçi drejtuar Luginës & video

Që nga fillet e bisedimeve me Serbinë , Kosova si para periudhës se shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që ishin para viti 2008, bisedimet në Vjenë 2006/2007 , deri tek ardhja e dokumentit të presidentit Ahtisari vazhdimisht kemi pas kontakte me këtë qeveri që tani udhëheq Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, kemi kontakte vazhdimisht edhe me gjitha subjektet politike në lidhje me statusin e shqiptarëve në Lugine të Preshevës .

Ndërkohë tani edhe këto bisedime që kanë filluar në nivelin më të lartë të mundshëm ndërmjet dy shteteve gjegjësisht kryeministrit Thaçi e Daçiq, kohëve të fundit e sidomos vitin e kaluar por edhe këtë vitë kemi pasë një numër të konsiderueshëm te kontakteve me autoritetet e qeverisë se Kosoves, drejtpërdrejt me kryeministrin Thaçi , me zv.Kryeministrin Kuçi dhe me ministrat tjerë dhe gjithmonë kërkesat tona kanë qenë të bazuara në dokumentin që ka sjellur përfundimisht populli shqiptarë i Luginës së Preshevës më 1992.

Dokumenti  i parë dhe verdikti i pamohueshëm është  Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992.

Një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme për të pasur parasysh se çka duan shqiptarët e Luginës së Preshevës është lufta  UÇPMB-ë gjatë vitit 2000-2001 , dokument shumë fuqi-plotë është se nga viti 2006 atë botë kur zhvilloheshin bisedimet Prishtinë – Beograd në Vjenë , para deklarimit të Pavarësisë së Kosovës , para afrimit të dokumenti Ahtisari është PLATFORMA POLITIKE E 14 JANARIT 2006 e miratuar nga të gjithë këshilltarë shqiptarë të Luginës së Preshevës.

 

Të gjitha këto dokumente janë në duart e gjitha partive politike në Kosovë , në parlamentin e Kosovës dhe tek çdo shqiptarë. Këtë e kanë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar edhe BRUKSELI E WASHINGTONI  dhe kjo që po bënë kryeministri Thaçi dhe zevendesi i tij Hajredin Kuçi , është vetëm një lojë , një farsë politike se nuk janë të njoftuar me kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Ndërsa për asociacionin e komunave, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë bërë referendumin e 1 dhe 2 marsit  1992 , as UÇPMB-ja nuk ka luftuar për këtë dhe as në platformën politike të vitit 2006 nuk figuron kjo gjë.

Por Thaçi dhe Daçiq janë në dijeni me kërkesat e shqiptarëve dhe ato duhet të bisedohen në Bruksel , sepse orientimi i shqiptarëve të Luginë së Preshevës është bashkëngjitje me republikën e Kosovës dhe këtë e dinë të gjithë edhe Washingtoni e Brukseli.

Andaj këto deklarata të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës nuk i kontribuojnë një mirëqenie dhe stabiliteti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse ata e kanë thënë atë për mes referendumit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch