Home » Lajme, Vendore » Reagim i Kuvendit të BIK-ut në lidhje me vendimin e ndërrimit të statusit të Bashkësisë Islame në Luginën e Preshevës

Reagim i Kuvendit të BIK-ut në lidhje me vendimin e ndërrimit të statusit të Bashkësisë Islame në Luginën e Preshevës

Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës
Prishtinë, 11.01.2013

Lënda :
Reagim lidhje me vendimin e ndërrimit të statusit të Bashkësisë Islame në Luginën e Preshevës

Kohë më parë Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, gjegjësisht më datë 18 Dhjetor të vitit 2012, ka qëndruar në Luginën e Preshevës duke mbjatur takim me përfaqësuesit fetar të kësaj treve, me qëllim të riorganizimit të zgjedhjeve, në kuadër të Luginës së Preshevës, me qëllim të themelimit të një Bashkësie Islame nën një emërtim të ri në kuadër të kësaj Lugine.
Riorganizimi i ri i BI të kësaj Lugine, nënkupton edhe ndryshimin e statusit të saj, për çfarë nuk është njoftuar Kuvendi i BIK-së , i cili është organi kompetent, dhe i cili duhet të vendos për ndryshimin, suspendimin, shkëputjen apo lidhjen e të gjitha institucioneve dhe organeve në kuadër të BIK-së.

Konsiderojë se një vendim i tillë nga ana e Kryesisë është i njëanshëm dhe jo legjitim.
Anashkalimi i Kuvendit në vendimmarrje për çështje të ndodhura së fundi në BIK-së, nuk janë veprime të cilat përkojnë për një mirëqenie afatgjate të BIK-së, dhe për të cilat nuk do të diskutohet në të ardhmen.

Me selam,
Doc.dr.Xhabir Hamiti,
Kryetar i Kuvendit të BIK-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch