Home » Lajme, Vendore » Reagim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë

Reagim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë

KUVENDI KOMUNAL I PRESHEVËS TA PËRFILL EMËRTIMIN NË GJUHËN SHQIPE : KALAJA E PRESHEVËS

 

 

 

Paradisa ditëvë Këshilli komunal i Preshevës kishte miratuar Planin Gjeneral Rregullativ të Komunës së Preshevës dhe me atë rast aty përmendet edhe emërtimi i Kalasë së Preshevës. Kështu aprovohet një konkludim që në Planin Gjeneral Rregullativ në gjuhën serbe të mbetet emërtimi “MARKOVO KALE”, ndërsa në Planin rregullativ në gjuhën shqipe emërtimi të jetë   “KALAJA APO KËSHTJELLA E PRESHEVËS”

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore reagon dhe është e mendimit që emërtimi në Planin Gjeneral Rregullativ të komunës së Preshevës edhe në gjuhën shqipe po edhe në gjuhën serbe të qëndrojë “ KALAJA E PRESHEVËS’, sepse e gjithë popullata e komunës së Preshevës, por edhe më gjërë e quan, e njef, e emërton, e fol, e shkruan : KALAJA E PRESHEVËS.

Kalaja e Preshevës

 

 

Vitin e kaluar, në bisedë me ekspertët e Qendrës për Trashëgimi të Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Gjilam u tha se Kalaja e Preshevës, e Pogragjës, Kalaja e Bërçecit janë ndërtuar në një kohë dhe kanë strukturë të përafërtë ndërtimore.

Derisa në Kalanë e Pogragjës bëhën hulumtime arkeologjike, Kalaja e Preshevës rrezikohet nga koha dhe dora e njeriut, ndërsa ajo e Bërçecit është mbuluar me dhe dhe shkurra. Shoqata për Trashëgimi, vitin e kaluar e evidentoi këtë kala si vlerë, objekt trashëgimie..

Në Fjalorin e Gjuhës shqipe, në botim të redaksisë Rilindja, të vitit 1981, f. 761, shkruan: “Kalaja, vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake për t’u mbrojtur për një kohë të gjatë- kështjellë, vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me sharapolle me bedena e me mjete të tjera për t’u mbrojtur për një kohë të gjatë nga sulmet e armiqëve-vendbanimi i feudalëve, i fortifikuar dhe i mbrojtur mirë, banesë e fortifikuar feudale, kala, f. 828, po i njëjti Fjalor.

 

Për emërtimin Kalaja e Preshevës po japim edhe disa të dhëna historike e shkencore:

 

I.EDHE DICKA PËR KALAJËN E PRESHEVËS

1. Skender Anamali, Kosova dhe trevat etnike në hapësirat e ish-Jugosllavisë në Mesjetën e hershme, Kosova, nr. 4/1994, f. 9 : “Prokopi i Cesaresë, një autor i shek. VI, në veprën e tij “Mbi ndërtime” shkruan se perandori bizantin, Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella dhe rindërtoi 61 të tjera.”

 

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës).

Është një prej toponimeve që gjendet në listën e gjatë të shkrimtarit bizantin Prokopit të shekullit VI (Procopius, De aedeficiis IV 43).

 2.Kalaja ilire e Preshevës, si po serbizohet

PRESHEVE- Lart mbi Preshevë, në një kodër ndanë saj, gjendet Kalaja e Preshevës. Mësuesi i historisë në gjimnazin e qytetit, Qenan Ferati, është i pari që na flet për të. Më shumë se dy a tri herë në vit, ai i ngjitet tatëpjetës së kodrës dhe del deri në kala.
I nxehti përvëlues i korrikut e bën më të gjatë rrugën, megjithatë, ia vlen të kërkosh gjurmët shqiptare të një toke që prej shekujsh, është vënë në shënjestrën e serbizimit të trashëgimisë. Këtij synimi nuk i ka shpëtuar domosdo, as ky objekt tejet i rëndësishëm iliro-dardan. Banorët e zonës e quajnë thjeshtë kalaja e qytetit tonë, ndërsa serbët prej kohësh e kanë bërë si zakon t’i thonë Kalaja e Markut. E jo më kot! Meqenëse shumica e shqiptarëve të zonës është e besimit mysliman, emri Mark që i takon besimit të krishterë, i jep kalasë orientimin e ortodoksëve serbë. Asnjë shqiptar në zonë nuk e përdor etiketimin Kalaja e Markut, por kur i pyesim për emrin e kalasë, ata na thonë se serbët e përdorin në këtë formë…
Sipas banorëve të zonës dhe mësuesve të historisë, treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Gjatë dyndjeve sllave, në shekujt VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar disa kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllavë. Nuk ka një datim të saktë për ndërtimin e kalasë së Preshevës, por nga studimet e pakta për të cilat flasin banorët, kalaja e Preshevës është më e hershme se shek. VI-VII, kohë në të cilën në Ballkan erdhën sllavët, pra serbët. Më herët qyteti i Preshevës shtrihej rreth e rrotull kalasë, ndërsa sot është shtyrë në një pjesë tjetër të Luginës. Vendbanimi modern ka zbritur në fushë dhe është zgjeruar.. .

3. Dr Jahi Murati-Staneci shkruan : “ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…

Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë she

kuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë, 2010, f.42

“Kështjella e Preshevës” gjendet afër 1,6 km në perëndim të sheshit të qytetit. Është themeluar në parahistori nga populli vendor-ilirët, përkatësisht fisi ilir-dardanët ose peonët, para më shumë se 2.ooo vjet. Është rindërtuar në antikitet dhe mesjetë. Kjo kështjellë është dëshmitare e historisë së gjatë dhe të vrullshme të vendbanimit të Preshevës” shkruan Dr. Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(Monografi), Prishtinë, 2010, f.51.

 

4.Dr. Jahi Murati-Staneci, Kështjella e Preshevës, Preshevë, 2013 /libër i posabotuar/. Studimi i Kështjellës së Preshevës është bërë para së gjithash, që nëpërmjet të këtij libri të dalë në dritë kjo trashëgimi kulturore-historike, e cila siç thamë edhe një herë, përbën monumentin kryesor në territorin e komunës së Preshevës.

5.Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik/monografi/ Preshevë, 2009, f. 33 shkruan:Vendbanimi antik i Preshevës shtrihet në pjesën bregore pranë lumit të sotëm të Kurbalisë, gjegjësisht lumit të Preshevës. Ai gjendet rrëzë malit të sotëm të Karadakut diku afër 1.500 m në jugperëndim nga fillimi i vendbanimit të sotëm, në vendin e njohur nga vendasit “KALAJA E PRESHEVËS”

II.Disa autorë e quajnë edhe HISAR

1.Sabedin Etemi, Qeramikë me vlera të larta artistike, revista Panorama, nr.2, Preshevë, 1979, f. 39, shkruan: Vendi më monumental pa mëdyshje është kështjella e quajtur “Hisar” dhe rrëza e kodrinës së kalasë ku gjendet vendbanimi i lashtë.

2.Jovan F. Trifunoski, Presevo, Beograd, 1951, f. 139, shkruan: Na padini zapadno od Preseva su rusevine  utvrdjenja Hisara. Tako je Presevo imalo pogodni polozaj za odbranu i razvijao se kao podgradje.

III. Vetëm disa autorët serbë e quajnë Kalaja e Markut

1.Zavod za zastitu spomenika kulture Nis, Nepokretna kulturna dobra u prostorno-planskoj i urbanistickoj dokumentaciji

Dobra koja uzivaju prethodnu zastitu. A. Arheoloski lokaliteti :

Presevo, lokalitet, Markovo kale, utvrdjenje

Presevo, lokalitet, Markovo kale, podgradje

2.Milan Jovanovic, Arheoloska istrazivanja u 1966 i 1967. godini, Vranje, 1967, iz Vranjskog glasnika knj. III,  shkruan: II. Lokaliteti antickog doba, 1.Naselja :

Presevo.- Na oko 500 m zapadno od crkve, u podnozju brda zv. Markovo kale, neposredno uz levu obalu Kurbalijske reke nalazi se ostaci kasnoantickih gradjevina i nekropolja.

Të dhënat dhe argumentet e lartëpërmendura na japin të drejt që emërtimi në gjuhën shqipe por edhe në gjuhën serbe në Planin Gjeneral Rregullativ të Komunës së preshevës të jetë : KALAJA E PRESHEVËS.

 

 

Preshevë, më 24 qershor 2013

 

 

Shkruan :

 

Xhemaledin SALIHU, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginë të Preshevës, me seli në Preshevë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch