Home » Lajme » Reagim i Vuçiqit pas arritjes së koalicionit mes partive politike shqiptare në Bujanoc

Reagim i Vuçiqit pas arritjes së koalicionit mes partive politike shqiptare në Bujanoc

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sonte në studion e RTS-it ka folur mjaft i mllefosur për formimin e koalicionit qeverisës në Bujanoc nga gjitha partitë politike shqiptare.

Duke folur për edicionin informativ të televizionit shtetëror serb, Vuçiq ka thënë se shqiptarët po kërkojnë pushtet në nivel qendror me vetëm 1 përqind të votave, ndërsa po përjashtojnë nga pushteti lokal në Bujanoc 42 përqind të serbëve.

„ Vetëm një ditë pasi ishin tek unë dhe kërkuan përfshirje në qeveri, shkuan në Shqipëri për të ndërtuar koalicionin e tyre”, tha presidenti serb duke shtuar se me këtë po tentohet të nënvlerësohet Serbia.

“Pushtetin në Bujanoc po e lidhin me ate në Medvegjë, por po harrojnë se në Medvegjë jetojnë vetëm 300 shqiptarë e jo siç kanë gënjyer se atje jetojnë 4000 shqiptarë” deklaroi Vuçiq.

https://www.rtvpresheva.com/wp-content/uploads/2020/07/Vucic-video.mp4?_=1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch