Home » Lajme » Reagim Krenohem, që jam shqiptar në Vojvodinë

Reagim Krenohem, që jam shqiptar në Vojvodinë

Deme Beriasha - Amza– thotë Demë Berisha, kryetar i  Shoqatës “Amza” e shqiptarëve, me seli, në Novi Sad, në reagimin drejtuar opinionit rreth shkrimit tendencioz të gazetarit anonim të “Telegraf”-it, i cili deshi të njollos personalitetin e tij kinse tradhti kombëtare.

 

Shoqata “Amza” e shqiptarëve, me seli në Novi Sad, Vojvodinë, që nga themelimi e deri sot ka për prioritet të mbroj identitetin e komunitetit  autokton shqiptar, i cili me shekuj jeton në territorin e Serbisë.

Amza - shoqata Novi Sad - stema“Amza” shqiptare, me veprimtaritë e saja me interes shoqëror e kombëtar, ka arritur ta mbroj, zhvilloj dhe afirmoj kulturën, gjuhën, traditën dhe gjithë ato cilësi, që janë specifike për popullin shqiptar.

Në kuadër të aktiviteteve të “Amzës” shqiptare, në Vojvodinë dhe Serbi, vlen të theksohet botimi i revistës së parë shqip – serbisht, pastaj varg manifestimesh të ndryshme me karate kulturor e edukativ, duke llogaritur edhe festat nacionale dhe fetare siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, në qendër të Novi Sadit.

Amza - shoqata Novi SadDrejtuesit e “Amzës” shqiptare, për herë të parë pas 20 vjetësh e më tepër, do ta kthejnë nga shtatori programin një orësh në gjuhën shqipe në RTV “Novi Sadi”, pastaj prezantimi  i emisionit “Thesari Kombëtar”, i cili i kushtohet aktiviteti i “Amzës” në diasporë, e kryesisht në Suedi.

“Amza” shqiptare, gjithashtu, ka identifikuar dhe pastruar përmendoren e 1200 shqiptarëve të varrosur në Beçej, gjatë vitit 1946.

Ne udhëheqësit e “Amzës” shqiptare, ndjehemi krenarë me aktivitetet e shoqatës, ngase pot ë mos ishte ajo, nga ky vit shkollor nuk do të kishte filluar mësimi i gjuhës shqipe në shkollat fillore në Serbinë qendrore.

Për gazetarin anonim të “Telegraf”-it, unë jam Demë Berisha, krenar që gjendem në krye të një organizate e cila sot ka marrëdhënie bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me Ambasadën Shqiptare në Beograd dhe i falënderoj Ekselencës Ilir Boçkës, ambasador, se na ka përkrahur e mbështetur në aktivitet tona. Ne nuk punojmë asnjë hap kundër vetvetes dhe shtetit të Kosovës.

Për ata persona, të cilët nuk e kuptojnë situatën ku gjenden shqiptarët në Serbi, i kisha dërguar një mesazh popullit shqiptar se lehtë të jesh shqiptar në Prishtinë e Tiranë, por të jesh shqiptar në Serbi e Luginë e të veprosh me dinjitet për ta mbrojtur identitetin dhe qenien kombëtare, nuk është edhe aq lehtë.

Sa i përket pyetjes së gazetarit se kush jam unë? Do t’i kisha përgjigjur me pak fjalë. Kam qenë punëtor në ushtrinë jugosllave dhe serbe. Jam një nga ata eprorë, i cili si kolegët e tjerë u përjashtuar nga shërbimi ushtarak ngase ishim shqiptarë. Kam qenë krenar atëherë dhe jam edhe sot, që jam shqiptar. Po ashtu jam krenar  dhe falënderoj gazetarin, i cili po mundohet me më njollosur me tradhti kombëtare, duke e ftuar të jetë mysafir në një takim miqësor në “Amzën” shqiptare në Novi Sad, për të parë nga afër kush jemi ne dhe me çfarë merremi konkretisht. Vetëm në këtë mënyrë do të dalin në sipërfaqe faktet dhe do të pezullohen paragjykimet për njerëzit dhe komunitetet, që jetojnë jashtë dy shteteve amë Kosova dhe Shqipëri.

Shqiptarët e grumbulluar rreth “Amzës” shqiptare në Novi Sad, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Serbinë qendrore, janë bashkëkombësit, të cilat me sakrifica mbinjerëzore kanë arritur ta mbajnë gjallë gjuhën, kulturën, arsimin, identitetin, veti këto karakteristike për një popull pa të cilat nuk mund të ketë përparim shoqëror e kombëtar, thuhet në reagimin e Demë Berishës, kryetar i Shoqatës “Amza” shqiptare, me seli në Novi Sad, Vojvodinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch