Home » Lajme » Reagim: LLOMOTITJET E TELEVIZIONIT “SPEKTRI”

Reagim: LLOMOTITJET E TELEVIZIONIT “SPEKTRI”

Një margaritar i zi doli nga goja e qelbur e TV “Spektrit”, një medium elektronik, i cili kohëve të fundit ka devijuar plotësisht nga rruga e informimit, duke u marrë me spiunazh, shantazh dhe matrapazllëk, nga më të urryerit e më të pistët në jetë.

Ky farë TV “Spektri”, i ka ndërruar rolet, nga misioni i informimit, ai, mjerisht, merret me ZKZ, mundohet me gojën e vet të shfrenuar, ta ndot ambientin e Luginës së Preshevës me komente, kualifikime, skenare, montime, nga më të poshtrat se sa në kohën e Millosheviqit.

Nuk është çudi se në këtë TV “Spektri”, ka edhe mbeturina të regjimit të Millosheviqit, të cilët assesi të pajtohen me reformat, ndërrimet dhe proceset demokratike.

Në artikullin  Ja kush është “ Sami Nuhiu “, ky farë TV “Spektri”, paska zbuluar se kush është ky person, madje shkon aq larg sa zbulon kush janë edhe emrat e tjerë anonim: Sefer Hisari, Besnik Hysa, Alush Presheva….?!

Të lumtë TV “Spektri”, bravo, ashtu siç i thuhet edhe gomarit kur del nga balta!

E bëj me dije artikullshkruesin se unë nuk jam Sami Nuhiu, e as Sefer Hisari, Besnik Hysa, Alush Presheva, kam emër e mbiemër: Sevdail Hyseni, drejtor i RTV “Bujanoci” e kryetar i Klubit të Gazetarëve “Etika” nga Lugina e Preshevës.

Pavarësisht se  kush fshihet prapa këtij shkrimi të publikuar në www.kosovalindore.com, autori i saj është një qelbësirë, është një maskara nga më të ndytit, që njeh historia e popullit shqiptar.

Sa i përket konstatimeve: se ua kam hequr stimulimin e punëtorëve shqiptarë në RTV “Bujanoci”, ku mbaj postin e drejtorit, pastaj për borxhet e “zhirantët”, pastaj për dajakun turk etj. e kisha lutur artikullshkruesin të vijë në zyrën tim, le ta marr një pronocim për të gjitha këto raste dhe unë do ta pres sipas zakonit jo me dajak turk e as bullgar, por me një bujari shqiptare allamalësorçe.

Ndërkaq,  te konstatimi “Ratko Mlladiqi, tha se nuk ka vrarë njerëz, por po akuzohet për zinxhirin komandues dhe për mos parandalimin e gjenocidit. E pushteti i Bujanocit si do të mbrohet të nesërmen për këtë heshtje? Si do t’i arsyetoj keqpërdorimet që po i ndodhin buzë hundëve”,  UNË KAM NJË PËRGJIGJE ALLASHQIPTARE.

Nuk do ta përmendja emrin e Ratko Mlladiqit, se jam alergjik ndaj tij, për disa arsye, a ka vrarë a ka masakruar si arriti karrierë dhe si po dergjet në burgjet e Hagës, janë “koza nostrat” e drejtësisë, por një e di e jam i sigurt se dikush nga TV “Spektri”, nuk ka vrarë e as nuk ka prerë, po ka arritur kapitale me tregti të kockave të shqiptarëve, duke i dërguar me kamionë në furrat e Maçkaticës.

Këta zuzarë, që shkruajnë këso shkrime dhe shoqëria që i përkrah ata, i kanë sjellë intelektualët e Luginës buzë një ngërçi politik, duke i futur madje në borxhe, ngase nuk i kanë bosët e tyre në Beograd si ata të “Spektrit”, që t’i furnizojnë me projekte, financa dhe licenca të dyshimta.

Historia shumë shpejt do ta dëshmojë se kush ka punuar dhe punon për të mirën e popullit. Rrugët janë të gjata e kemi kohë të tregohemi se kush ku e ka vendin, duke e  përmbyllur reagimin me një mendim të një njeriu të shquar se për disa njerëz të këqinj: “QANË TOKA PËR VARRE”!

Sevdail Hyseni,

Drejtor i RTV ‘Spektri” dhe kryetar i Klubit të Gazetarëve “Etika “ nga Lugina e Preshevës.

————————————-

Ja kush është “ Sami Nuhiu “

Kjo fotografi shpeshherë është parë në Veb faqet tona. Me këtë fotografi shpesh herë është identifikuar një person i cili e ka quajtur veten Sami Nuhiu duke u paraqitur herë si themelues i PVD-së e her si analist nga Presheva. Mirëpo fal ekipeve teknike të Rtv Spektri është arritur të zbulohet edhe kjo dallaverë, e ngjashme me ato të Sefer Hisarit, Besnik Hyses, Alush Presheves etj. Në këtë fotografi bëhet fjalë për një dokument personal të shtetasit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Amir Nikola, me vendbanim në Sarajevë. Kopjuesi I kësaj fotografi edhe kësaj here mbetet njeriu I prirur për keqëpërdorime dhe mallëversime-Sevdail Hyseni, drejtor I Ndërmarrjes publike Rtv Bujanoci.

Pas dajakut turk të cilin e mori në zyrën e tij si pasojë e mospagesës së borxheve drejtori I cili po e mban edhe pak at shpirt që I ka mbetur nga takspaguesit nuk po zgjedh mjete dhe metoda për të vazhduar agoninë e tij.

Pasi e “mjoli “ mirë psuhtetin tash ai filloi të ngris tepinë përbrenda shtëpisë së vet. Që dy muaj nisi furishëm aksionin për heqjen e stimulimit të punëtorëve të redaksisë shqipe në Rtv Bujanoci pa guxuar të prek asnjë të punësuar të nacionalitetit serb. “ I ka haxrhuar të hollat e rrymës e tash me pagat tona dëshiron të nxirret “ janë fjalët e një të punësuari në redaksinë shqipe. Të keqen më të madhe drejtori e bëri ditëve të fundit duke e emëruar vozitësin e tij për kryeredaktor dhe duke I anashkaluar gazetarët e tij, të cilët madje posedojnë edhe diplomnë fakulteti të gazetarisë.Por të “ bëmat “ e drejtorit nuk kanë të ndalur me kaq. Kohëve të fundit ai ka filluar të kërkoj garantues për kredi bankare edhe tek punëtorët arsimorë. “ Unë jam shoku juaj Sevdail Hyseni apo më bëheni “ zhirant “? Janë bisedat telefonike të drejtorit me mësues me të cilët më parë as që kishte pasur kontakte.

Megjithë këto mallëverzime është për tu habitur se si pushteti lokal i Bujanocit po i hesht. Si është e mundur në një komunë kaq të vogël të ndodhin gjëra të tilla me bollëk keqëpërdorime e që kreu komunal mos të reagoj. Ratko Mlladiqi tha se nuk ka vrarë njerëz por po akuzohet për zinxhirin komandues dhe për mos parandalimin e gjenocidit. E pushteti I Bujanocit si do të mbrohet të nesërmen për këtë heshtje? Si do t’I arsyetoj keqëpërdorimet që po I ndodhin buzë hundëve.

Rtv Spektri

————————————————–

Kosovalindore.com:

Për hirë të asaj që ne vazhdimisht publikojmë opinionet e zoteriut i cili po del se është dikush tjetër e jo ai i vërteti, jemi të detyruar që ta japim letërnjoftiminh e tij të cilin dhe ua kemi kërkuar që në startë pas kërkesës së tij të parë për publikimin e opinionit të parë të tij. Ne jemi bazuar në letërnjoftimin e tij dhe se as që na ka interesuar se mundë të jet ose jo “Sami Nuhiu”. I mbetet atyre që dyshojnë në të, ta verifikojnë së është ose jo kjo foto e Sami Nuhiut apo e dikujt tjetër.

No comments yet… Be the first to leave a reply!

Some take issue with her sweeping generalizations, but she poses powerful www.college-homework-help.org/ questions here

9 Responses

  1. Sherifaliu thotë:

    RTV-Spektrit perkrahje te plot ne sferen e informimit pozitiv dhe objektiv, kurse kete cka po e bejne psihopatet hajdut qe kurr ne jeten e vet nuk kan dite te bejne dicka mire pervec te jetojne ne kurriz te tjerve edhe nje her po e deshmojn qe jane shume te vegjel bile edhe shum me te vegjel se sa jeni duke i dhene publicitet, Spektri duhet te vazhdoje me kete tempo te na informoje kurse ata, vendi i atyre eshte burgu… Sherifalia.

  2. Rabiti thotë:

    Cka do qe per ju flasin mashtruesit e popullit, ju Luginen e Presheves e keni obliguar dhe keni qen ne nivel detyre xhdo her kur u dasht, fal punes tuaj jan zbuluar shum dallavera te manipulatoreve politikan pa shpirt. E tani dal nga dal po ofrohet finalja, lundrimi i tyre po mbaron dhe ata po fundosen, te njejtit me rrena te njejta na mashtruan ne fushaten e vitit 2002, 2006 dhe 2008, cka ju ka mbetur te na rrejn ne fushaten e 2012, rrenat te tyre ju ka dal boja kurse pushteti per ta shum terheqes, nuk kan faj, azgje tjeter nuk din te punojn, e kuptueshme paniku i tyre. Prof. Rabit Veseli.

  3. Hevza thotë:

    Asnjeher nuk e kam kuptuar pse spektri miret aq shum me sevdail hisenin, aj zotri normale eshte qe me te gjitha mundesit qe ju jipen dhe ja lejon dikushi ti shfrytezoje maksimalisht,shum nga ne do te vepronin njejt,fajin e mbanjn ata qe e mbajn ne kto pozita sevdailin, tek ata duhet lipur pergjegjsin, ata duhen me dhon llogari vetem se nuk pe di kur do ti vjere koha.

  4. Abdylazizi thotë:

    Sa her qe tv spektri e zbulon sevdailin me dallavera te njejta aj xhdo her me te njejtat fjal i replikon, kush deshiron ta dije se cka kan bajt kamionat e spektrit gjat luftrave tona shti mujten me dit ma mir, ne ta vesin shefket muslijen se aj e din shum mir, aj shti osht ne liri dhe ju tregon mas miri.

  5. nuk di, po vec po thom. thotë:

    Fyerja ose mbetet ose zhduket, jo nw saje tw atij qw fyen, po falw qwndrimit tw atij tw cilit i wshtw drejtuar.

    Besoj se Spektrovit e din se i pret pun dhe probleme tw mwdha me kwta njerz tw rrezikshwm dhe tw fllicur qw mbajnw dhe dwshirojnw me xhdo kusht pushtetit. Deri tash aq sa ju kam pwrcjellur keni zbuluar dhe i keni publikuar shum dallavera tw tynve, ckmos pu ju thojn po ju nuk po ndaleni, gati se xhdo jav nga nje marre tw tyne pe lexojm, tamon deri nw zgjedhje po na dalin tw xhveshun, me aq afera tw mwdhaja, sikur qw po e shof paraveti se si dot ju vien turp tw dalin para popullit dhe elektoratit pwr ta kwrkuar votwn, po mos tw ishte spektri si do tw kishim rast ti lexonim edhe na marrinat,vjedhjet dhe kecpwrdorimet e politikanve patriota me bateria, suksese spektri, pupulli wshtw me juve, pwr ate edhe ju shikon, kurse politikant net ja bajn gajlwn cka oshtw duke gjet..

  6. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Ju lumtë RTV “SPEKTRI”, vetëm te para, Allahu ju ruajtë inshaAllah. A M I N.

    selamat, rexhep@ch

  7. Ramadan Rushiti thotë:

    O ti Rexhep,
    Pir… ti me kete eselam alejkum , bre fundrrine e katundarit , mos e flliq nderin dhe kombin shqiptare me keso pershendetje!

    Dani

  8. dikushi thotë:

    O Ti Ramadan,ti se di qka o kombi e pe di qe je shqiptar ti se di qka o nderi po rri qati mos e kallxo karakterin!

  9. buki thotë:

    mirdit bashk vebdase te mi t kosoves lindore per mu kaqen kosov lindor dhe dot jet per gjithmon ejo lugin e presheves.svedail hyseni shup pak po e njofshni kur ja ka kthy fjalen serbis sevdaili shumica e sodit pliti kanve neper serbi bisneset ikan bo sevdailin e urreni shkau osht nga malsija e bujanocit per ket arsye e urreni shkau qe sevdaili ta thot te vertetn ne sy ejo mas syve. abdylazizi tha vetne shfketin per ket person qka kapunu eki qka ka punu per interesa te vet kapunu samiu mekamijonat eti po abdylazizi shum ne politik paska hi kurokon koha kujekon abdylaziz ne ato qakan punu per komb kshirem me shkatrru ejo me lavdru gjdolush ika merita evet po shum pe shof qe sevdaili hyseni po engucni po mo bre burra se gabim ekini turp osht per sevdail hyseni me fol qe jeten evet gjdoher jaka kushtu qeshtjes kombtare dhe teri sat vdese sevdali edheot vetem te vertet tung nga nje qytet ibashkimlit evropija

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch