Home » Lajme, LPD, Vendore » Reagim – MARRËVESHJA KOZMETIKE

Reagim – MARRËVESHJA KOZMETIKE

Marrëveshja e Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe të liderit të saj Jonuz Musliu.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nga dy kryeministrat Thaçi-Daçiq, nuk do të thotë edhe shuarje të strukturave paralele në veri të Kosovës. Përkundrazi, këto struktura me këtë Marrëveshje legalizohen dhe pajisen me kompetenca ekzekutive, të mbështetura nga Prishtina, Beogradi dhe ndërkombëtarët. Efektet negative të kësaj Marrëveshje do të shihen më vonë, jo më larg se në qershor kur Serbia do të fillojë bisedimet për anëtarësimin në BE e Kosova do të vazhdojë me të njëjtat probleme rreth veriut dhe mosimplementimit të marrëveshjes”, thuhet në reagimin e LPD.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e mbajtën Referendumin e zhvilluan një luftë të pabarabartë me Serbinë si dhe arritën një Marrëveshje Paqësore të mbështetur nga ndërkombëtarët, por edhe pas 12 vjetëve ajo nuk është implementuar dhe se problemet kanë ngelur në pikën zero.

Është e vërtetë se më këtë Marrëveshje përfunduan bisedimet Prishtinë – Beograd, por problemet mes dy popujve nuk janë përmbyllur, ato duhet të vazhdojnë për zgjidhjen e problemeve të hapura në Luginën e  Preshevës.

 

Dialogu i filluar, kohë më parë, në Bujanoc, në mes të përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Trupit Koordinues në prani të OSBE-së, duhet të vazhdohet, ngase ai ishte, thjesht, “përgatitor”, përndryshe nuk do të ketë qetësi në rajon, paqe dhe stabilitet, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch