Home » Lajme, Vendore » Reagim MEGJITHATE, PRESHEVA DHE KONFERENCA SHKENCORE NË PRESHEVË, MBAJTUR MË 12 E 13 DHJETOR 2014 NUK E HARROI PRESHEVARIN, SKËNDER KADRIUN-PRESHEVA

Reagim MEGJITHATE, PRESHEVA DHE KONFERENCA SHKENCORE NË PRESHEVË, MBAJTUR MË 12 E 13 DHJETOR 2014 NUK E HARROI PRESHEVARIN, SKËNDER KADRIUN-PRESHEVA

Në Konferencën shkencore :”Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”  ishte prezent preshevari Skënder Kadriu-Presheva, me kumtesën e Shkëlzen Limanit:”Shërbestari i shqiptarisë Skender Kadriu-Presheva”, kumtesë e cila zgjoi interesim dhe u mirëprit në Konferencë, gjatë Seancës së tretë të Konferencës, më 13 dhjetor 2014, në orën 11.

Dëshmitë:

SHTKKLP Foto 31.12.2014

Koopertina e Programit të Konferencës

Fascimili i Seancës së tretë i Konferencës shkencore.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës , më 12 shtator 2014 Njoftimin, në  të cilin shtroi kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes për Konferencë.

 

Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave për Konferencë shkencore ishte më 30 nëntor 2014, kur shumica e kumtesave i arritën Këshillit organizativ të Konferencës shkencore.

 

Sali Ramadani nga Kërçova edhepse pati afat disa muajë për të aplikuar me kumtesë për Skënder  Kadriun-Presheva, ai këtë nuk e bëri, por dërgoi një kërkesë dëshirash Konferencës shkencore, dëshmi është vet letra e tij e botuar në AIK Presheva jonë dhe Titulli.com, ku na propozon disa aktivitete me ligjërata, recital, poezi e tjera si dhe në mesin e tyre edhe 10 punime për Konferencë.

 

Këshilli organizativ i Konferencës shkencore edhepse me vonesë e shqyrtoi kërkesën e tij dhe nga 10 punimet i propozoi Sali Ramadanit nga Kërçova që të marrë pjesë në Konferencën shkencore me kumtesën e tij: Sali Ramadani:”Skënder Presheva, nënprefekt i Kërçovës Heroike, Hero i Kombit, aspekte multidiciplinare shkencore historike-politikologjike”

Kjo kumtesë u radhit edhe në Programin e Konferencës shkencore, lexo pjesën e Seancës së tretë të Konferencës dhe me këtë vendim të Këshillit organizativ u njohtua edhe Sali Ramadani.

Sali Ramadani nuk u paraqit me kumtesë në Konferencë, as që u pa në Preshevë më 12 e 13 dhjetor, ndërsa tashti qet lot krokodili se preshevarët dhe Presheva e harruan Skender Kadriun-Presheva.

Presheva dhe preshevarët nuk e harruan, por përkundrazi e nderuan me kumtesë të Shkëlzen Limanit dhe në spotin e Televizionit të Kosovës, të hartuar nga Mumin Jashari, fotografia e tij gjatë gjithë Konferencës u soll në ekran. Andaj është dezinformatë e kulluar, sepse Skënder Kadriu-Presheva ishte dhe do të jetë prezent në Preshevë dhe për preshevarët.

Këshilli organizativ i Konferencës shkencore nuk e përjashtoi as një punim që kishte përmbajtje patriotike, por përjashtoi punimet që nuk i plotësuan kriteret, që nuk kishin të bëjnë me temën bosht, bile për shumë arsye, në shtesë të Konferencës pranoi 3 kumtesa-punime jashtë temës së caktuat të Konferencës shkencore.

 

Më 31 dhjetor 2014                                                                                         Xhemaledin Salihu, kryetar i

Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i

Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress