Home » Lajme, PD, Vendore » Reagim ndaj komunikatës për opininon, të Degës së PVD-së në Bujanocë të titullluar “ Vazhdon shizofrenia e pushtetit lokal në Bujanocë”

Reagim ndaj komunikatës për opininon, të Degës së PVD-së në Bujanocë të titullluar “ Vazhdon shizofrenia e pushtetit lokal në Bujanocë”

Reagim  ndaj komunikatës për opininon, të shërbimit  për informimi të Degës  së PVD-së në Bujanocë të titullluar “ Vazhdon  shizofrenia e pushtetit lokal në Bujanocë”

 

Dje Partia për Veprim Demokratik ka dal me një komunikatë të titulluar “Shizofrenia e pushteti lokal në Bujanoc”, ecila shumë lehtë do të kishte mundur të konvertohet  në titullin “ vazhdon  shizofrenia e partisë  për veprim demokratik ndaj pushtetit lokal  në Bujanocë”, duke  e  stigmatizuar dhe blasfemuar në mënyrë me qyqare.  

Në këtë komunikatë, paralajmërohet se janë bërë përjashtime të reja të shqiptarëve nga marrëdhënia e punës në komunën e Bujanocit. Nuk është e vërtet se pushteti lokal ka larguar punëtor nga puna dhe po ki pushtet nuk do ta pushoj as një të cilët janë me marrëdhënie të përhershme të punës. Pra ata nuk precizojnë në komunikatën e tyre se çka do të thotë një punëtor me marrëdhënie të përhershme pune dhe një punëtorë i cili është i angazhuar me kontratë me kohë të caktuar. Në komunikatën e tyre ceken dy punëtor si Irfan Xheladini, ekonomist i diplomuar dhe Mustafë Alishani, ekonomist i diplomuar. Nëse këta thonë se këta dy kanë qenë ekspert, ata kanë punuar tri vite në komunë dhe nuk i kanë krijuar marrëdhënie të përhershme pune, mirëpo çka është paradoksale ata për simpatizuesit dhe njerëzit e tyre jo profesional kanë krijuar marrëdhënie pune të përhershme, mirëpo jo dhe për këta dy njerëz (Irfan Xheladinin dhe Mustafë Alishanin), atëherë rezulton se këta njerëz nuk kanë qenë  kompetent të aftë, sipas  parametrave vlerëusese të Shaip Kamberit

Arsyeja tjetër, pse  nuk i është vazhduar kontrata inspektorit të buxhetit Irfan Xheladinit është , ku çdo kryeshef në administratën lokale duhet ta bëjë raportin 6 mujor për punë që i ka kryer, kurse ai për 6 muaj e ka sjell vetëm se një letër të zbrazët në të cilën ka precizuar se as një punë nuk e ka kryer dmth për këto muaj nuk ka kryer as një inspektim  të buxhetit nëpër ndërmmarjet publike  nëpër të cilat në masë të konsiderueshme në pozicionin e rrogave është tejkaluar buxheti.

Qëllimi i fundit i  Shaip Kamberi ka qenë  që në administratën lokale  të vendosë një min ose një eksploziv I cili duhet të eksplodoj pas një kohe të caktuar çka do të thotë se ai ka angazhuar 21 punëtor me kontrata me kohë të caktuar dhe të cilëve para skadimit të mandatit të tijë nuk ja ka vazhduar kontrata duke programuar këta “Punëtorë” ( mjet eksplodues) por  i ka lënë si persona  në rolin e “viktimave” dhe derdh lotë krokodilli për këta persona.

Në anën tjetër gojarisht i ka urdhëruar drejtorët e ndërmarrjeve publike që të  vendime për  një numër të konsiderushëm të simpatizuesve  të PVD-së  në mardhënje të përhershme pune  duke i shkelur të gjitha normat jurdike, morale dhe etike

Popullat edin mirë se Shaip Kamber kur është bërë Kryetar i komunës  së Bujanocit ka rehabilituar një numër të konsiderueshëm të  njerëzve, kurse etiketon njerëzit e pastërt, konkretisht kryshefin e administratës lokale Ismet Ahmetin, ku dihet se kush është Ismet Ahmeti dhe sa është i ndershëm dhe ai ta krahasoj me një person I cili është synonim i së keqes, ku në rastin konkret  Shaip Kamber  bënë një gjest qyqar.

PVD-ja  po ashtu del me një komunikatë tjetër në të cilën  pretendon  se janë larguar dy puntor tjerë nga organizata  Zëri I të Rinjve  ku dihet  se  ata nuk financohen nga buxhet i administratës komunale edhe pse kanë pasur mjete vetanak në tri baza.

Të gjitha këto marifetllëqe dhe  etiketime kanë një qëllim  të vetëm; destabilizimin dhe pengimin  e mbarvajtjes së pushtetit lokal.

 

 

 

Në Bujanoc: 09.08.2012

 

Shërbim për informim i Partisë Demokratike

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch