Home » Lajme, Vendore » Reagim ndaj komunikatës së Partisë Demokratike me titull: Nexhat Behluli është trillues dhe sajues i të pavërtetës ….

Reagim ndaj komunikatës së Partisë Demokratike me titull: Nexhat Behluli është trillues dhe sajues i të pavërtetës ….

UntitledPse Nexhat Behluli për 4 vite e tha të vërtetën e tash po “ trillon e sajon të pavërteta “ ?

 

-Nuk dua të hy shumë në përmbajtjen e komunikatës së PD-së ngase nuk më duket aspak serioze,deri sa i shkruajsha  unë kanë qenë më tërheqëse për të i lexuar  “tash po i shkruajnë profesorat e gjuhës shqipe dhe historianët”   kësaj here do të ndalem vetëm te disa segmente të cilat dje i kam plasuar edhe në profilin tim në Facebok, e të cilat majftojnë për të demantuar plotësisht të thënat e këtij subjekti politik.

-Nëse me të vërtetë unë  pasna qenë i parëndësishëm në PD e në administratën lokale, atëherë si është e mundur që një subjekt politik i cili e quan vetën serioz të merret me një individ ? Nëse një parti miret me të thënat e “ individve “ të cilat i has në rrjete sociale e portale atëherë ajo parti do të duhet ti shkruaj nga 10 komunikata në ditë, ndoshta edhe më tepër, për ti përgënjeshtruar fjalët e të “parëndësishmëve “.

-Pyetja tjetër: Si është e mundur që një parti serioze të ia besoj një “ të parëndësishmi “ përpilimin e një programi ekonomik dhe me atë program të i hyjë një fushate dhe të i fitoj zgjedhjet ?

-Tjetra: Si është e mundur që një parti serioze të ia besoj një “ të parëndsishmi “ të i futet pazarevë për vota nga friga se ndoshta nuk mund të vie në pushtet me vullnetin e votuesve, e bile të i bleje votat nga romët dhe serbët e Bujanocit ?

-Tjetra: Si është e mundur që i “parëndësishmi” të jetë sponzori më i madhi i partisë që nga formimi i sajë?

-Tjetra: Pasi të vie në pushtet, si është e mundur që një parti serioze të ia besoj “ një të parëndësishmi” të i përdor mjetet e lejuara dhe të palejuara për të penguar rrëzimim nga pushteti  (autorizimi nga Turqia, sulmi nga selia e SPS.it në Vranje) ?

-Tjetra: Si është e mundur që një partie serioze dhe një kryetar serioz e besa edhe historik të ia besoj një të “ parëndësishmi “ dhe një puntori “ të thjeshtë “ të administratës shumë përfaqësime, shumë agjenda e shumë organizime, kryesisht ekonomike (Kosovë,Shqipëri,Maqedoni,Serbi,Kroaci, po besa edhe me i sjellur në Bujanoc) ?

-Tjetra: Si është e mundur që një pushtet serioz e një kryetar edhe më serioz të ia besoj një “ puntori “ të thjesht të administratës të udhëheq dhe kordinoj shumë projkete, përfshira edhe atë me ushtrinë më të fuqishme në botë-Ushtrinë Amerikane ?

-Tjetra: Si është e mundur që “një puntor i thjesht i adminstratës komunale” të autorizohet për çështjen e privatizimit, dhe betejën e ashpër për ish  gjigantin ekonomik të Bujanocit “GUMOPLASTIKA” dhe në momentin  kur jua ngrehi veshin Zoran Stankoviç nga Beogradi ta leni në “lloç” ?

-Tjetra: Si është e mundur që një parti serioze të ia besojë një të “ parëndësishmi “ në involvimn në skenaret  e takimeve partiake se kend duhet nxjerrë viktimë e kend ngadhnjimtar ?

-Tjetra: Si është e mundur që i “parëndësishmi” të ketë përgaditur fjalime për të i lexuar kryetari para diplomatëve të huaj,dhe intervista për media të shkruara me emër të kryetarit ?

-Tjetra: Si është e mundur i “parëndësishmi” me të i ballansue revoltat e OVL.ës (duke ju siguruar atyre mjete finansiare nga buxheti personal  dhe nga bizneset tjera lokale)?

-Tjetra: Si është e mundur që i “parëndësishmi” me ta përpilue programin partiak për njërën nga katër shtyllat kryesore “informimi” për zgjedhjet dhe kompetencat e  KNSH.s ?

-Ka shumë tjera e shumë të tjera, por përvoja ime jetësore dhe literatuara kushtuar mbajtjes së pushteteve, kryesisht atyre diktatoriale më ka mësuar se kur udhëheqësit fillojnë të kuptojnë se keni nuhatur dicka nga “ stroklla e kalbur “ e tyre atëherë jeni nën shënjestër të sulmeve, çka unë fare nuk e kam të panjohur e as hera e parë, besoj se nuk e keni harruar vitin 2008 ?

-Kur dihet se pushteti kohëve të fundit është dalldisur në gabime të njëpasnjëshme, atëherë bënë tentativat e fundit për të ia tërhequr vëmendjen opinionit diku tjetër, metoda këto të përdorura viteve të 90-jeta nga disa shumë më të fuqishëm se PD.ja.

-Pasi unë nuk kam kohë shumë të merem me komunikata që prodhojnë  reagime e kontra reagime, shumë më të lehtë e kam të vazhdoj të i ofroj opinionit të bëmat e një pushteti me një koalicion “ stabil “ e shumetnik, sepse kam shumë informacione për shkak të postit “ të thjeshtë “ të administratës dhe një individi të “ parëndësishëm “ në parti.

-Dhe për fund, po kërkoj nga kryetari i juaj ta e publikoje letrën time që ia kam dërguar më 15 Shtator 2015,nga e cila do të kuptohet se:  a unë me dëshirën time shkova nga adminstrata komunale për vërejtjet dhe moskënaqësitë që ia kam paraqitur edhe me shkrim apo ai nuk ma paska vazhduar kontratën sepse paskam  qenë joserioz, jo i aftë për punë dhe nuk e paskam nderuar orarin e punës, në të kundërtën unë do ta e publikoj këtë letër  të 15 shatorit 2015.

-Reagimin tim kësaj here po e mbylli me një proverb nga një gjuhë tjetër: “ Keni kërkuar shikojeni “…

Do të takohemi prapë, herën tjetër më konkret dhe më të kuptueshëm duke e ilustruar me dokumente,fotografi, video inçizime, listingje të SMS.ave dhe bisedave telefonike !

Nexhat Behluli

Bujanoc: 5 dhjetor 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch