Home » Lajme, Opinione » Reagim ndaj ndalesës jocivilizuese të Akademik Hivzi Islamit nga Policia kufitare e Serbisë, për t’i vizituar familjarët e tij në Preshevë

Reagim ndaj ndalesës jocivilizuese të Akademik Hivzi Islamit nga Policia kufitare e Serbisë, për t’i vizituar familjarët e tij në Preshevë

Ne qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojmë, punojmë e veprojmë në Kosovë, reagojmë ashpër ndaj ndalesës jocivilizuese të Akademik Hivzi Islamit, më 8 gusht 2018, nga Policia kufitare e Serbisë, në pikën kufitare në Muçibabë, me ç’rast, pa dhënë asnjë sqarim dhe arsyetim zyrtar, policia kufitare ia ndalon atij vizitën familjarëve në Preshevë.
Në këtë mënyrë, Serbia e Aleksandar Vuçiqit edhe kësaj here tregon fytyrën e vërtetë mesjetare dhe dëshmon se është larg, shumë larg vlerave civilizuese e demokratike bashkëkohore, që realisht kultivon urrejtje të pakufishme antishqiptare e anticivilizuese.
Kërkojmë me ngulm që ky rast makabër dhe kjo sjellje e tyre jocivilizuese të prezentohet në takimin e radhës Thaçi-Vuçiq në Bruksel, si dhe në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e shqyrtimit të situatës në Kosovë. Gjithashtu, konsiderojmë se duhen informuar ambasadat e SHBA-së, të Anglisë, Gjermanisë, Francës, BE, etj. dhe të denoncohet ashpër Serbia për sjelljet e saja makabre ndaj të drejtave elementare për lëvizjen e lirë të shqiptarve.
Me respekt,
Kryetari,
Nehat Hyseni
Prishtinë,
më 8 gusht 2018

Nehat Hyseni

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch