Home » Opinione » Reagim ndaj një opinioni: “KATANDISJA E PVD-së!”

Reagim ndaj një opinioni: “KATANDISJA E PVD-së!”

Me të parë një lajm të tillë jam shokuar se si guxojnë njerëzit në mënyre perfite të
publikojnë një shkrim, opinon, artikull të tillë në emrin tim!Mjerisht në Kosovën
tonë këto gjëra ende nuk janë rregulluara me ligj ku i mundëson ç'do lloj njeriu pa
fije turpi, karakteri, morali, etike, ndërgjegje që të bëjë veprime të tilla ta
njollosë personalitetin e dikuj, e për ta vënë flakën tjetër kund, ose, "ta hedh
gurin e ta fsheh dorën"!.Unë Shpend Xhelili i lindur më: 28.04.1986 nga Breznica e
Bujanocit distancohem nga ky opinion i pist që dikush ka dashur të ma m'vesh mua,
sepse fare fare nuk kam të bëjë me këtë veprim idiotesk.Unë, ç'do herë kur kam
kritikuar diçka ndaj dikuj, jam mbështetur me fakte dhe argumente, sepse ashtu e kam
karakterin tim, por, kurr nuk jam fshehur prapa njerëzve, e as kurr nuk i kam
shantazhuar të tjerët për ta arritur ndonjë qëllim personal.Edhe njëher e them se
distancohem plotësisht nga një shkrim i tillë, dhe e denoj shumë ashpër që dikush
merr guximin dhe mendon të më fus në lojra të pista për arsye të veta.Unë besoj në
drejtësi, besoj në ndërgjegjen time, besoj në karakterin tim e parasegjithash besoj
në Zotin tim I Cili është i Drejtë dhe e sheh çdo zemër dhe çdo veprim të fsheht,
ndaj, aq sa më ka bërë të ndihem keq kjo loj e pist, aq më bën të ndjehem mirë,
sepse herët apo vonë llogaria do të më jepet.Ndaj, kërkoj falje nëse dikush është
ndier i fyer ose i mllefosur mbi mua për këtë shkrim i cili nuk është në
përgjegjësin time, edhe pse idiotët përdorin emrin tim, foton time dhe pozitën time,
për t'u dukur sa më origjinal.Ata nuk janë origjinal, ata janë mizorë, të poshtër,
idiot e çka jo tjetër.Poashtu, kërkoj që edhe disa portale shqipe të cilët e kan
shpërndarë një lajm të tillë me emrin tim ta fshijn sepse është shumë e pandershme
të vihet në loj emri i dikuj tjetër.
Shpend Xhelili më: 27.03.2013
------------------------------------
Për hirë të seriozitetit ndaj këtyre rasteve sidomos ndaj keqdashësve të uebsajtit tonë ne, tani e tutje do ti publikojmë të dhënat të tyre që ne posedojmë duke shpresuar se një ditë do të ndalen rastet e tilla të pahijshme që cenojnë dinjitetin dhe personalitetin e njerëzve pa dallim se kush janë dhe kë përfaqësojnë. I kërkojmë ndjesë të gjithëve pa dallim.
Subject:   publikim
From:   “Shpend Xhelili” <xhelilishpend@yahoo.com>
Date:   Wed, March 27, 2013 6:45 am
To:   “info@telegrafi.com” <info@telegrafi.com> (more)
Priority:   Normal
Options:   View Full Header | View Printable Version  | Download this as a file

Attachments:
untitled-[1.2].html 0.1 k   [ text/html ]   Download  |  View
OPINION PVD NE KRIZE.doc 191 k   [ application/msword ]   Download
shpend xhelili.jpg 18 k   [ image/jpeg ]   Download  |  View

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch