Home » Lajme, Vendore » Reagim – NËN MASKËN E MYSAFIRËVE!

Reagim – NËN MASKËN E MYSAFIRËVE!

 

 

 

 

 

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, shpreh hidhërim të thellë ndaj artikullit të portalit “titulli.com”, me titull: “Jonuz Musliu humb besimin tek bashkëvendësit e tij”?!
Kjo dritare pushtetare informative, ka shkëputur nga “profili” i Nexhat Behlulit, në Facebook, koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik në Bujanoc, zërat kritik të tij, ndaj kryetarit të LPD-së  Jonuz Musliun, për mospjesëmarrje në takim me Zoran Stankoviq, kryetarin e Trupit Koordinues, duke e cilësuar atë “si politikan të harxhuar”, “të demoduar”, që nuk po mundet kurrsesi të jetë në trend me kohën”!
LPD, një artikull të tillë të “titulli.com”, e vlerëson me prapavijë politike, me tendencë për ta degraduar liderin e këtij subjekti politik, përmes fjalorit mafioz të një zyrtari të Komunës së Bujanocit, i cili prej kohësh përmendet për gjuhën e tij të shfrenuar, të pistë, bizare dhe antiqytetëruese.
Sa i përket titullit të “titulli.com”, “Jonuz Musliu humb besimin tek bashkëvendësit e tij”?!, le të shkoj në Konçul ta zhvilloj një anketë, apo sondazh, e do të mësojnë të vërtetën. 0se le të shkoj në Lluçan e të dëshmohet se në zgjedhjet e fundit kush e kish besimin e mbështetjen elektorale. Ndaj vlerësimet e tilla për besim dhe mbështetje, nuk e trembin LPD-në dhe liderin e saj Jonuz Musliu.
Nuk është aspak tragjike nëse një subjekt politik, qoftë ky si LPD, nuk shkon në një takim me kryetarin e Trupit Koordinues, të cilin ka kush e prit, e nderon dhe e respekton sipas zakonit!
“Titullin.com” dhe zyrtarin e Komunës së Bujanocit, askush nuk i pengon t’i japin publicitetin e merituar shefit të një institucioni të lartë shtetëror, madje edhe ta dërgojnë në shtëpi të tyre ta nderojnë sipas traditës, por nuk kanë të drejtë të akuzojnë të tjerët pse nuk takohen me zyrtarë të tillë nga Beogradi.
LPD, në takimet e tilla, siç i preferojnë disa zyrtarë të Komunës së Bujanocit, nuk merr pjesë, thjesht, nga principi, ngase nga takimet e tilla jemi mësuar të dalin vetëm premtime të thata dhe këshilla bajate.
Trupin Koordinues, nuk e kemi në Luginë, qe një vit para se të vijë Nexhat Behluli në pushtet, por qe 12 vjet, i cili nuk e ka ndërruar qëndrimin ndaj shqiptarëve dhe nuk e ka arsyetuar veprimin institucional shtetëror në Luginën e Preshevës.
LPD nuk e sheh të udhës të merr pjesë në ato takime ku bisedohet për kurset e gjuhës serbe të Trupit Koordinues, ku thuhet se “serbishtja” duhet të mësohet se është me perspektivë për punësim dhe integrim, pastaj për konkurse ku favorizohen të rinjtë shqiptarë për të studiuar në Novi Sad etj, në vend se të punohet për ta përvetësuar gjuhën shqipe, për ta ngritur nivelin e arsimit shqip, për ta zgjidhur çështjen e simbolit kombëtar dhe vlera të tjera, të cilat na japin me kuptuar se jemi shqiptarë.
Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga “titulli.com”, të distancohet nga deklaratat e Facebook-ut, qofshin ato edhe të zyrtarëve komunalë a shtetërorë, ngase çka del në FC, nuk do të thotë edhe të publikohet edhe në mjetet e informimit, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch