Home » Lajme » Reagim nga Banorët e fshatit Lluçan dhe Turi – Komuna e Bujanocit

Reagim nga Banorët e fshatit Lluçan dhe Turi – Komuna e Bujanocit

Nuk zgjidhen metodat për t’i arsyetuar paaftësit e veta menaxhuese! Në seancën e fundit të këshillit komunal të Bujanocit të mbajtur në ditën e Premte 24.06.2011, drejtori i Ndërmarjes publike “KOMUNALIA”  Adem Hasani, banorët e fshatit Lluçan dhe Turi i radhiti si vjedhës të ujit të pijshëm. Në diskutimin e tij kvazi drejtori i kësaj ndërmarjeje publike Adem Hasani,për të arsyetuar mungesën e ujit të pijshëm në komunën e Bujanocit,  e emroi fajtorin, banorët e fshatit Lluçan dhe Turi po na e vjedhkan ujin e pijshëm.Pushteti lokal i komunës tonë së bashku me drejtorat e paaft professional të N.P. për çdo dështim të vetin fajin po ja hedh dikuj tjetër. Nëse arsyeja për problemin e mbeturinave edhe ndonjë ditë po ju kalon, mungesa e ujit të pijshëm nuk do të mundë të arsyetohet në këtë mënyrë.Problemi kryesor për mungesën e ujit të pijshëm në komunën e Bujanocit qëndron tek paaftësia menaxhuese e ndërmarjes e cila është kompetente për këtë veprimtari.Për banorët e fshatit Lluçan dhe Turi aspak nuk është e papritur mungesa e ujit të pijshëm sepse jami të njoftuar shum mirë që këtë ndërmarje e udhëheq personi i cili nuk ka as njohuri elementare në këtë profesion, por që kursesi nuk mund të pajtohemi të njollosemi me epitetin e vjedhsit. Ndoshta drejtori edhe nuk e din se pompat e instaluara për  rreth fshatit Lluçan dhe Turi që shërbejn për sigurimin e ujit të pijshëm janë funksionale vetëm me 30 % të kapacitetit prodhues. Nuk është edhe shumë faji i tij, nuk është ai ekspert i kësaj lamie. Atij ky post iu fal simbas votave të lira të fituara nga elektorati shqipëtar (po,po, nga ata që tani po i quan hajdut) përmes të cilave i siguroi vetit për herë të parë në karierën e vet vend pune. As më pak e as më shumë, drejtor gjeneral i N.P. më vitale të komunës tone. Pra ky është realiteti jonë. Kurse eksperti i vetëshpallur dhe shumë i përfolur për prodhimin e ujërave të pijshëm, i transferuar si kuadër i madh nga kryeqiteti i Kosovës, Mr.Haxhi. Agim Hasani as që lodhet për këtë problematik, e as që i mbetet kohë. Eksperti për prodhimin e ujërave të pijshëm merret me diçka tjetër, më madhore. Ai mirret me politikën kadrovike të komunës Bujanocit, dhe nga dje ju besua edhe një post tjetër shumë i rëndësishëm, të mbaj në jetë diçka që vështir se do të mbahet, të përtrij radhët e subjektit (PVD) i cili dita ditës po zhduket sikur fluskat e sapunit.Ne banorët e fshatit Lluçan dhe Turi, por edhe më gjërë të komunës Bujanocit, nuk do ta pranojmë fajin e tjetër kujt, e aq më pak të akuzohemi për vjedhje të ujit, ne kërkojm të jemi të furnizuar me ujë të pijshëm, çka edhe është  TURP të diskutohet në shekullin XXI.

From the royal institutions brilliant series of science experiment videos, this balancing sculpture is one of our favorite diy projects because kids learn from hands-on http://www.homeworkhelper.net/ trial and error, and no two sculptures are alike

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch