Home » Lajme, Vendore » REAGIM NGA “SHOQATA E MUHAXHIRËVE” NË KOSOVËN LINDORE NDAJ SHKRIMIT SERB NË PROTESTËN E BUJANOCIT MË 01 SHKURT 2013

REAGIM NGA “SHOQATA E MUHAXHIRËVE” NË KOSOVËN LINDORE NDAJ SHKRIMIT SERB NË PROTESTËN E BUJANOCIT MË 01 SHKURT 2013

Protesti albanaca u jug srbije

 

Rešat Avdiu iz sela Buštranje, opština Preševo( u sredini sa pankartom u ruci), vođa takozvane terorističke organizacije “Muhadžiri Preševske Doline” na čelu protesta koji su održani u Preševo i Bujanovcu protiv politike države Srbije.

Ne “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore, nuk jemi shoqatë terroriste si po tentohet të na etiketojnë disa media serbe nga Beogradi. Sepse  paskemi dalë dhe e paskemi ngritur zërin e arsyes, zërin e së vërtetës shqiptare, ndaj diskriminimit të aparteidit që po e ushtron sot politika gjenocidiale serbe e Beogradit ndaj popullatës duarthatë në Kosovën Lindore.

Oh, kësaj i thonë; ampora more, një shoqatë shqiptare sipas medieve serbe po bëka terror vetëm e vetëm se paska dalë me pankartë dhe kërkon të ndalet diskriminimi dhe represioni që po e ushtron sot aparati represivë serbë ndaj popullatës në Kosovën Lindore.

Serbisë sot po i dhembë së tepërmi ajo se “Shoqata e Muhaxhirëve” në Kosovën Lindore me seli në Preshevë, dita-ditës po e ngritë zërin e së drejtës dhe arsyes humana njerëzore mbi ankesat që po i përgatitë t’i parashtrojë pranë gjykatës të Strasburgut dhe në atë të Hagës, për pasuritë tona të patjetërsueshme stërgjyshore nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, për pasuritë tona të patundshme në Sanxhakun e Nishit, Kazanë e Vrajës etj.

 

Nga: Kryesia e “Shoqatës së Muhaxhireve”

                 12. 02. 2013 Preshevë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch