Home » Lajme, PVD, Vendore » REAGIM: ORGANI I DHUNSHËM NUK NJEH KËSHILLIN NACIOANL SHQIPTARË

REAGIM: ORGANI I DHUNSHËM NUK NJEH KËSHILLIN NACIOANL SHQIPTARË

Në kuadër të strategjisë degraduese nga treshja e dhunshme, Shqiprim Arifi, Branko Trajkoviq dhe Armend Aliu u vazhdua këto ditë edhe me shkarkime të tjera, me ç’rast pas ndryshimit antiligjor të përbërjes së këshillit drejtues të bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u shkarkua edhe drejtoresha e këtij institucioni me rëndësi të veçantë për shqiptarët e komunës së Preshevës.

Me këtë rast ky organ i instaluar nga qeveria serbe nuk e përfilli fare aktivitetin e dendur kulturor të deritanishëm të zhvilluar në bibliotekën “Mehmet Jusufi”, por për interesa të ngushta klanore dhe inate personale e instaloi një kuadër partiak që nuk plotëson as kushtet elementare ligjore.

Është me rëndësi të posaçme të theksohet se në këtë vendim anticivilizues nuk u përfill fare Këshilli Nacional i Shqiptarëve, i cili në bazë të ligjit duhet të propozoj një anëtar dhe njëkohësisht të jep mendim kur bëhen ndryshimet dhe plotësimet e këshillave drejtuese të institucioneve me interes të përgjithshëm kombëtarë në Luginën e Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik e gjykon ashpër këtë vendim antiligjor dhe antikombëtar dhe ka paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative.

Preshevë, 15.11.2017
Qendra për Informim e PVD-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch