Home » Lajme, Vendore » Reagim: OVL e UÇPMB-së reagonë kundër personave anonim, që kanë paralajmëruar organizimin e akademisë përkujtimore me datën 21.04.2014 në Gjilan

Reagim: OVL e UÇPMB-së reagonë kundër personave anonim, që kanë paralajmëruar organizimin e akademisë përkujtimore me datën 21.04.2014 në Gjilan

Me rastin e perkujtimit të dëshmorëve të kombit Sherif Jonuzit dhe Enver Bajramit të rënë në luftën e UÇPMB-së me daten 21.04.2000, ftojme opinionin e gjerë që të marrin pjesë në përurimin e lapidarit të dëshmorëve të kombit të rënë në altarin e lirisë ku edhe u ngritën në piedestalin më të lartë, e që me rënjen e këtyre dëshmorëve u emërtua edhe brigada 112 “Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”. Përurimi i lapidarit bëhet më: 21.04.2014 në fshatin e lindjes në Breznicë duke filluar në ora 13:30. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e derdhur për liri.

OVL LogoReagim – OVL e UÇPMB-së reagonë kundër personave anonim, që kanë paralajmëruar organizimin e akademisë përkujtimore me datën 21.04.2014 në teatrin e qytetit të Gjilanit me fillim në ora 17:00 në emër të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e te cilët kanë dalë jashtë agjendës së OVL-së kur dihet qartë që OVLUÇPMB-së dega në Bujanoc ka agjendën e vetë ku janë të parapara të gjitha organizimet dhe përkujtimet, dhe si datë e të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së në zonën e Bujanocit është 26 shkurti, ndersa për zonën operative të Preshevës është dita e 14 majit, dhe dita e gjithë dëshmoëve të kombit të rënë në të gjitha luftërat Çlirimtare është pikërisht data e 5 majit. Ne rrespektojmë dhe e mirëpresim qdo organizim që bëhet për hirë të dëshmorëve të kombit por pa e anashkaluar Organizaten e Veteranve të Luftës. Në fund të këtij reagimi i bëjmë të qartë të gjith personave anonim që të mos marrin vendime për organizime të tilla e që përgjegjës për këto organizime është organizata e veteranëve të lufteës e cila ka dëshmuar veten gjatë gjithë ketyre viteve pas lufte, që din t’i nderojë dhe ti respektojë dëshmorët dhe familjet e tyre, thuhet në reagim.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch