Home » Lajme » Reagim Reagim ndaj artikullit të M. Ahmetit “VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE”

Reagim Reagim ndaj artikullit të M. Ahmetit “VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE”

Reagim ndaj artikullit të M. Ahmetit “VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE” i botuar në web faqen www.kosovalindore dhe www.titulli.com
Artikulli i M. Ahmetit “VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE” i botuar në dhe www.titulli.com nuk përkon plotësisht me qëndrimin e Vatrës, sepse me shume ky titull dhe fjalia “….Vatra”, zgjedhësve u bëjmë thirrje që të votojnë subjektet e caktuara të cilat janë kundër zgjedhjeve Parlamentare”, është nxjerrë nga konteksti i prononcimit të anëtarit të kryësisë së “Vatrës” Ismet Tafili. ngase ne nuk përkrahim asnjë dhe nuk kemi simpati e as nuk u kemi bërë thirrje asnjëherë votuesëve që të votojne për njërën apo tjetrën parti, por në vazhdimësi kemi kërkuar e përsëri po korkojmë që subjektet politike dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Preshëvës, Bujanocit e Medvegjës të marrin pjesë në zgjegjet lokale posaqërisht në komunën e Bujanocit, ndërsa të bojkotojnë zgjedhjet parlametare dhe presidenciale.

Se qëndrimi PD-së dhe i disa partive tjera përkon me qëndrimin e “Vatrës” ka lënë hapsirë për interpretime të ndryshme, varësisht nga subjektet politikë të Kosovë Lindore.
Andaj çdo interpretim ndryshe, se “Vatra” përkrah apo jo një subjekt të vëçantë politik në Kosovën Lindore, pa marrë parasysh qëndrimet e tyre, nuk qëndron dhe nuk është në vijën e shoqatës “Vatra”.
Shoqata “VATRA”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch