Home » Lajme, Opinione, Vendore » Reagim: SEANCA SPEKULATIVE

Reagim: SEANCA SPEKULATIVE

Reagim

 SEANCA SPEKULATIVE

Lidhur me seancën e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjesë Publike të Radio Televizionit “Bujanoci”, të mbajtur, më 25 korrik dhe të bërë publik në disa portale informative. 

 

Jemi mësuar, deri tashti, përmes faqeve të portaleve informative dhe mediumeve të tjera elektronike, t’i përcjellim seancat e Asamblesë komunale dhe Këshillit Komunal, por jo edhe të Këshillave Drejtuese të Ndërmarrjeve Publike, të cilat në nivel komune janë me dhjetëra.

Po sikur të bëheshin publike seancat e këtyre këshillave drejtuese, zor se do t’i vinte radha kryetarit të komunës të prezantohet në mediume, me muaj të tërë.

Praktika e deritashme ka treguar se procesverbalet, raportet e këtyre seancave i dërgohen themeluesit për t’u njoftuar për gjendjen e këtyre ndërmarrjeve, e jo për t’i bërë ato publike për afera të ndryshme spektakulare.

Por, kryetari i Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike RTV “Bujanoci”, Nexhat Behluli, i përfshirë nga emocionet në një reagim të tij, pati deklaruar se së shpejti do të bëhet publike raporti i komisionit për keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeje publike.

Për ta quar fjalën në vend z. Behluli, raportin e komisionit, ende pa u shqyrtuar e verifikuar nga themeluesi e resorët e tjerë përgjegjës në komunë e bënë publike ngase është i fjalës, ngase është i parti!!!

Ky komision dhe kryetari i KD-së, lëre që nuk pati durim të pres fjalën e themeluesit dhe organet kompetente për këto procese, por as nuk e ka parë të udhës të kontaktoj me ish drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje për konsultime rreth këtyre mangësive.

Gjatë punës së këtij komisioni janë vërejtur mungesa të mëdha në inventarë, teknikë e deri te mungesa e një automjeti!

Për të gjitha këto janë ngritur edhe padi penale ndaj ish drejtuesve të këtij mediumi emrat e të cilëve jepen me iniciale: S.H. ish drejtor i N.P.Radio Televizioni i Bujanocit si dhe ndihmës në kryerjen dhe përfshirjen e veprës penale keqpërdorim dhe dëmtim të pronës shoqërore janë: R.M.S.-arkatare,  S.I.-menaxher i marketingut, Z.R.-ish-kryeredaktor përgjegjës dhe N.M.- referent financiar- punëtor i kontabilitetit”.

Kështu dikur RTV “Spektri”, me në krye Nexhat Behlulin, jepte raportet e shërbimit të policisë dhe gjyqësisë me iniciale…

Nuk do të ulem për t’i komentuar dhe vlerësuar këto fakte e dëshmi të komisionit e të KD-së të NP RTV “Bujanoci”, por ajo që përmendet për një makinë e tipit LLada karavan, një gëzhojë (teneqe) e cila është dhënë për kompenzim në emër të riparimit të makinave “Jugo” dhe “Zastava” pronë të ndërmarrjes për ta liruar hapësirën për rregullimin e parkingjeve nga ana e Direkcionit për Ndërtim, është një spekulim i llojit të vetë.

Këto spekulime spektakulare, vazhdojnë edhe me disa nga “faktet” e tjera, të cilat do të zbardhen në gjyq e ngritësit e padive penale do të skuqen për ato që shpifin e gënjejnë në emër të një politike, maska e së cilës do të çirret në dëm të të dhënave të të një komisioni fantom.

Nexhat Behluli, kryetar i KD të NP RTV “Bujanoci”, Mikirem Ahmeti, kryeredaktor dhe Ruzhica Stankoviq, përfaqësuese e sindikatës të kësaj ndërmarrjeje, janë tre persona kyç për krijimin dhe lansimin e aferave spekulative të kësaj shtëpie informative. Ata në vend se të angazhohen për avancimin dhe afirmimin e skemës programore të këtij mediumi, ata merren me zbulim dhe kundërzbulim.

Këta persona në vend se të angazhohen për ta mbaruar ndonjë fakultet, trajnim profesional në fushën e gazetarisë nga e cila marrin paga me shkollim të mesëm, ata merren me të kaluarën e shtëpisë së vetë informative.

Këta persona në vend se të edukohen, emancipohen dhe avancohen profesionalisht, ata për poena të lirë politikë, zhyten në pellgun e një politike injorante e arrogante. Ata në vend se ta freskojnë shtëpinë e tyre me kuadro të reja profesionale, teknikë moderne dhe zgjerim të shikueshmërisë televizive, ata merren me etiketime, njollosje dhe largime nga pune, duke i qarë sendet e vjetra kinse të zhdukura para shumë vjetëve në emër të një hajnie sensacionale!.

Po e përmbylli këtë reagim me një varg të një kënge popullore: “Kur nis hajani me të kshillue, mshile derën pa u terrue”!

Sevdail Hyseni, ish drejtor i RTV “Bujanoci”

5 Responses

  1. Gazetari thotë:

    Z.Sevdail Hyseni. leji anash reagimet me kopalla e llokopendra po vrapo e gjeji mbrojtesit dhe advokatin se kesaj here te rrujti i biri. porosi kolegiale nga kolegu.

  2. i biri thotë:

    Z.Gazetar do te rruajme edhe ty, mos ke dert. se shpejti. porosi nga “i biri”

  3. Abdylazizi thotë:

    Po behet mire qe dalengadal po fillohet te luftohen keqeperdorimet dhe vjedhjete te cilat nga individe te caktuar u mbroheshin dhe u arsyetoheshin me patriotizem te rrejshem. Abdylazizi nga Konculi.

  4. Sedati thotë:

    Kush ka vjedhe le te pergjigjet, dikush me heret e dikush me vone, po mendoj se Sevdail Hysenit i ka shkuar bajagi si gjat, se pari do te pergjigjet per vjedhjen e prones komunale e pasandej do te jape llogari per disa dhjetera qytetar qe i ka marun para uha dhe kurr nuk ia ka kthyer, kurse atyre qe i ka mar te holla per ti gjoja punsuar me vone do ti vie radha, dikur ishin ortak e tashti po e zbulojn njeri tjetrin, ne njeren ane muki ne tjetren baci, suksese deri ne zbardhjen e serialit.

  5. Uf sa mire po ta bon ti Mikiremi se ti e di mire sa muqkat i ke bo pikrisht me ata miki mausin apo ndryshe mukarremin

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch