Home » Lajme, Vendore » Reagim SULMI NDAJ REPUBLIKANËVE, SULM NDAJ DEMOKRACISË!

Reagim SULMI NDAJ REPUBLIKANËVE, SULM NDAJ DEMOKRACISË!

PR LogoKryesia e Partisë Republikane, për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ashpër ka reaguar ndaj personave të papërgjegjshëm, të cilët,natën e 26 dhjetorit, rreth orës 22,oo, thyen dritaret e zyrës së kësaj partie.

PR Zyra e saj

Një akt të tillë vandal, Partia Republikane e gjykon dhe kërkon nga organet kompetente, të zbardhet rasti dhe aktorët e kësaj vepre qyqare të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

 

Pavarësish se nga cilat anë kanë ardhur sulmuesit, për Partinë Republikane, ky është një veprim i papranueshëm, i ulët dhe anticivilizues dhe si i tillë është kundër demokracisë dhe lirisë së mendimit politik, thuhet në reagimin e PR, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch